Dy persona u arrestuan në Krujë pasi mbollën kanabis në oborret e banesave

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Halil, Fushë Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa”.