Dy senatorë amerikanë thërrasin votuesit shqiptarë të votojnë në zgjedhje

Uashington, 22 prill 2021 – Senatorët amerikanë Bob Menendez dhe Jim Risch, u kanë bërë thirrje votuesve në Shqipëri që të votojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Të dy senatorët, të cilët janë pjesë e Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, po ashtu u kanë bërë thirrje autoriteteve që të sigurojnë se votuesit do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore në mënyrë të lirë, pa u përballur me frikësim dhe dhunë.

“Ne presim nga të gjithë kandidatët që të veprojnë në përputhje me normat demokratike edhe kur bëjnë fushatë të vrullshme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë janë më të përkushtuar se kurrë që të mbështesin një të ardhme demokratike dhe të begatshme për popullin shqiptar”, thuhet në deklaratën e senatorëve Menendez dhe Risch, transmeton Radio Evropa e Lirë.

(r.m.)

Comment

*