Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës suspendohen për komente politike gjatë fushatës zgjedhore

Prishtinë, 14 nëntor 2021 – Policia e Kosovës njoftoi se më 13 tetor janë suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, të cilët dyshohen se janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, veprim ky që paraqet shkelje të rëndë disiplinore.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri nga të suspenduarit ka qenë në detyrë në departamentin e hetimeve, kurse tjetri ka qenë me detyrë në departamentin e kufirit.

“Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të Policisë”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.

(r.m.)