Dyshime se autori nuk veproi vetëm, familjarët e Mateos kërkojnë prova në banesën e Klodian Çalamanit

Familjarët e Mateos së vogël, që u vra nga fqinji i tij kërkojnë drejtësi.

Pas dyshimeve të forta që u bënë publike dje në emisionin “Me zemër të hapur” ku tezja e 8-vjeçarit deklaroi se Klodian Çalamani nuk ka vepruar i vetëm, familjarët e viktimës kanë shkuar në shtëpinë e 38-vjeçarit dhe kanë kërkuar nëse gjenin ndonjë gjurmë për dyshimet e tyre.

Sipas të afërmeve të Mateos, djali u vra nga Çalamani, pasi ka parë diçka që nuk duhej ta shihte dhe se ai kishte një sekret që donte ta rrëfente. Kaq ka mjaftuar që ata futen në dhomën ku jetonte autori, ndërsa kanë kërkuar për të gjetur prova. Aktualisht Calamani ndodhet ne paraburgimin e Vlores.BW