E majta që kërkon pushtetin

Mimoza Dajci

Mimoza Dajci

Në arenën ndërkombëtare të futbollit kemi parë lojtarë që kafshojnë veshin e kundërshtarit. Për pasojë, për kanibalizmin e tij përballet me ndëshkim e federatës sportive. Por skena dhune të ngjashme me këto po hasim edhe sot në pistat tona politike, ku lideri socialist Edi Rama, kap për veshi e flokësh një diplomat shqiptar në Vjen. Barbarizmat nuk kanë të sosur, etja për pushtet i ka bërë të majtët të nxjerrin më shumë kthetrat e dhëmbët në prag zgjedhjesh.
Shqipëria ka përjetuar diktaturën më të egër në Europë, e për pasojë krimet e asaj diktature makabre nuk janë rikoperuar akoma, të gjallët e asaj kohe që vuajtën nëpër burgje e kampe internimi akoma mbajnë plagët në trup, turbekulozin e simptomat e tij, traumat, tortuart e gjumturët e thyera, ndërsa e majta kërkon me çdo kusht marrjen e pushtetit.
Pikë pendese – faji nuk kemi nga askush për këto krime, e ato viktima. Falja e ndjesa publike është lënë pas dore…pra ku e gjen të drejtën morale e politike kjo e majtë për të marë pushtetin, kjo e majtë komuniste, ku prokurori i djeshëm është transformuar në avokatin e sotëm?
Janë me qindra fëmijë të nomenklaturës së kuqe shqiptare që nëpërmjet Fondacionit Soros përfituan bursa studimi në Europë e SHBA, e sot janë kthyer të përforcuar për të marë pushtetin që të parët e tyre e mbajtën me diktat 50 vite me rradhë. Nese do mundemi të shikojmë listat e këtyre të rinjve, as një nga shtresa e të persekutuarve politikë nuk ka përfituar një të tillë. Politika e drejtuesve të Soros – it në Shqipëri me Pirro Mishën në krye u orientua në mënyrë të tillë, që fëmijët e tyre të dipllomoheshin për të marë sërish pushtetin. Faktet flasin qartë…emrat e tyre tashmë janë bërë publike, çajnë ekranet e bëjnë propagandë për fitoren e së majtës në zgjedhjet e 23 qershorit, Erion Veliaj & company.
Çfarë kërkon më e majta shqiptare?
Nuk u ngopën paraardhësit e tyre me vrasjet, burgosjet, internimet e dramat pa fund që i shkaktuan padrejtësisht këtij populli, por akoma kërkojnë pushtet e të pasurojnë brez pas brezi gjenaratat e reja. Edhe Osama Bin Laden u shkollua në SHBA, por kur u kthye në Afganistan, i ktheu krahët demokracisë, e i vuri flakën këtij shteti të madh e paqedashës që mbron të drejtat e jetën e çdo populli në botë. Kështu edhe soristët e rinj shqiptarë përfunduan studimet e larta në europë e perëndim tani janë kthyer në atdhe e kërkojnë rrëzimin e demokracisë e kthimin e së majtës në pushtet, me pretendimin se janë socialistë të rinovuar e jo komunistë…
Edhe ata/o individë apo familje ish të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri që morën rrugët e mërgimit, përveshën mëngët e punuan në çdo lloj pune për mbijetesë, se askush nga ata nuk e gjeti të shtruar e të paguar qiranë e apartamentit, apo shkollimin e fëmijëve. Kurse të majtët i dërguan fëmijët e tyre nëpër shkolla e universitete prestigjoze nëpër botë, ku kishin të siguruar fjetjen, ushqimin literaturat studiuese, etj.
Mendoj se vota e diasporës shqiptare në SHBA, apo vende të ndryshme të botës do të luajë një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje vendimtare për vendin, pra të mos hezitojmë, të japim votën tonë që e majta të mos vijë më kurrë në pushtet. E fenomene dhune të këtij lloji, të mos shfaqen më në arën ndërkombëtare diplomatike.