Edhe Maqedonia e Veriut u bën thirrje qytetarëve të largohen nga Ukraina

Pas thirrjes mbrëmë nga Presidenti Joe Biden, për qytetarët amerikanë që të largohen nga Ukraina, për shkak të rrezikut të fillimit të luftës, një thirrje të tilla ka bërë edhe Maqedonia e Veriut.

Në një njoftim për median të Ministrisë së Jashtme të botuar edhe në gjuhën shqipe, u bëhet thirrje “të gjithë qytetarët tanë që tani janë në Ukrainë, nëse kanë mundësi, të largohen nga vendi sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Një porosi e ngjashme u bëhet atyre që kanë në plan të udhëtojnë për në Ukrainë që ta anullojnë apo shtyjnë vendimin.

“Në përputhje me apelet e mëparshme, qytetarët të cilët gjenden në Ukrainë, dhe të cilët ende nuk i kanë lënë të dhënat e tyre në Ambasadë, ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë Veriut në Kiev,  në mënyrë që t’i paraqesin të dhënat e tyre”, thohet në njoftim.

Kontaktet e botuara nga ministria e Jashtme janë:

+380442877882

+380663951190

E-mail: [email protected]

(Illyria)