Edhe një dhe të fundit herë, për Bregoviqin dhe tifozin e tij, Edi Ramën

Emin AZEMI

E kundërta e “kinse patriotit”, sipas Ramës, duhet të jetë prototipi i një kosmopoliti që nuk i pengon Bregovqi i veshur me kapotën serbe ANTI NATO dhe i shartuar me qëndrime PRORUSE… Nuk i pengon Bregovqi që me këngën e tij në Selanik ka senzibilizuar disponimin anti-NATO, që i bie se ka kundërshtuar  dhe sabotuar solidaritetin ndërkombëtar me Kosovën. Bregoviqi e di vetëm një gjuhë solidariteti, atë me Serbinë dhe kundër NATO-s, atë të Rusisë dhe kundër UKrainës…

 

Goran Bregoviqi kishte marrë pjesë në një koncert politik në Selanik, në shenjë proteste kundër bombardeve të NATOs, në muajt mars, prill, maj – 1999 – si përgjigje ushatarake ndaj Serbisë e cila po kryente gjenocid në Kosovë. Atyre muajve të paharruar, shqiptarët e Kosovës flinin maleve dhe kaptonin kufinj për të mbrojtur kokën nga xhelatët e Millosgheviqit. Atyre muajve të kobshëm, foshnjeve të Kosovës iu mungonte qumshti dhe nënat e tyre mblidhnin kokrrat e shiut nga siperfaqet e gjetheve dhe njomnin buzët e shkrumuara të bebeve të tyre…

Goran Bregoviqi asnjëherë nuk ishte distancuar ndaj politikës kriminale të Serbisë kundrejt Kosovës…

Goran Bregoviqi ishte solidarizuar me aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë. Për këtë arsye atij iu ndalua të mbaj koncert në Poloni. Por, asnjë politikan i lartë polak nuk i qujati primitiv bashkëkombasit e tij për këtë akt solidarizimi me Ukrainën…

Nëse polakët paskan tregu një sens aq të lartë refizumi ndaj një Goran Bregoviqi , atëherë çka duhet të ndodhë në kokën e Edi Ramës që ta kuptojë se edhe shqiptarët e Kosovës e kanë një sens tjetër madje edhe më të zhvilluar – atë të të qenit viktimë e një politike gjenocidale, që edhe sot nuk po i mbyll plagët, sepse është një politikan me emrin Aleksandar Vuçq i cili po e përdor miqësinë e tij me kryeministrin shqiptar për të poshtëruar dhe nënshtruar Kosovën.

Geron Bregoviqi del kundër NATO-s në mbrojtje të Serbisë.

Goran Bregoviqi del kundër Kosovës, në mbrojtje të politikës kriminale serbe.

Goran Bregoviqi del në mbrotje të aneksimit të Ukrainës, për arsye se ai më të afërt e ndjen Rusinë…

Sipas një deduksioni logjik del se Goran Bregoviqi është anti-NATO, anti Kosovë, pro-RUS…

Të gjitha këto defekte karakteriale të tij nuk i kanë shpikur “patriotët e qartur” të Kosovës…

Të gjitha këto janë shenja që identifikojnë gishtërinjtë e një njeriu që ka prekur nga afër anën e gabuar të historisë.

Bregoviqi, me gishtërinjtë e tij, jo vetëm që ka dridhur telat e kitarës, por ai këtyre ditëve ka shkundur gjithë pezmin e qindra mijëra njerëzve të cilët në fytyrën e tij shohin poltronizmin dhe lojalitetin e artistëve ndaj pushteteve diktatoriale.

Tani, krejt në fund, nuk arrijmë ta kuptojmë një gjë: Që Edi Rama është një tifoz i qartur i Bregoviqit, këtë askush nuk po e vë në dyshim, por ajo çka nuk arrijmë ta kuptojmë lidhet me pezmin e tij kundër të gjithë atyre që nuk e duan Bregoviqin!

Në diskursin e Edi Ramës, i cili krejt pa takt e barazon Dua Lipën me Goran Bregoviqin, ende mbisundon bindja se të mos e pëlqesh një këngëtar si Bregovqi, patjetër duhesh të jesh “kinse patriot”.

E kundërta e “kinse patriotit”, sipas Ramës, duhet të jetë prototipi i një kosmopoliti që nuk i pengon Bregovqi i veshur me kapotën serbe ANTI NATO dhe i shartuar me qëndrime PRORUSE… Nuk i pengon Bregovqi që me këngën e tij në Selanik ka senzibilizuar disponimin ANTINATO, që i bie se ka kundërshtuar  dhe sabotuar solidaritetin ndërkombëtar me Kosovën. Bregoviqi di vetëm një gjuhë solidariteti, atë me Serbinë dhe kundër NATOs, atë të Rusisë dhe kundër UKrainës…

NJë kryeministër normal nuk mund të ketë pikëpamje të tilla, aq të neveritshme për bashkëkombasit e tij këndej Drinit, veç nëse edhe ai nuk ka mbajtur qëndrime të fshehura kundër bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve militariste të Millosheviqit.

Sepse të kundërshtosh sensiblitetet e 70 për qind të kombit kundër një këngëtari kontraverz, nuk flet vetëm për mungesë mirëkuptimi dhe ndjeshmërie, por edhe për sasi të tepruar të injorancës për të qenë në anën e gabuar të atyre sensibiliteteve.

Pse o Edi Rama vazhdon të mbetesh një politikan kundërthënës, që assesi nuk po arrin të bëhesh lider…