Edi Rama deklaroi emrat e ministrave dhe kryekuvendarit të ri

Kryeministri Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste në Asemblenë Kombëtare kërkoi angazhim më të madh dhe lënie pas krahëve të gjithçkaje që ka penguar plotësimin e detyrave për 8 vjet qeverisje që nga 2013

Knid Ndrenika

Kryeministri Edi Rama shpalli emrat e ministrave të qeverisë së re në mandatin e tretë të fituar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Më parë se ministrat zoti Rama deklaroi se Lindita Nikolla do të jetë kryetare e Kuvendit që mblidhet në seancë konstituive më 10 shtator me dekret presidencial.

Kryeministri, si kryetar i Partisë Socialiste në Asemblenë Kombëtare kërkoi angazhim më të madh dhe lënie pas krahëve të gjithçkaje që ka penguar plotësimin e detyrave për 8 vjet qeverisje që nga 2013.

Ministra të rinj janë: I Drejtësisë, Ulsi Manja, Ekonomi-Financë, Delina Ibrahimi, Bujqësi, Frida Krifca, Mjedis-Turizëm, Mirela Kumbaro dhe zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj.

Detyrat si ministra do t’i vazhdojnë te Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Mbrojtja, Niko Peleshi, i Brendshëm, Bledi Çuçi, Infrastrukturë-Energji, Belinda Balluku, Shëndetësi, Ogerta Manastirliu, Arsim-Sport, Evis Kushi, Kulturë, Elva Margariti dhe Pa Portofol për Marrëdhënet me Kuvendin, Elisa Spiropali.

Ndërkaq, janë krijuar edhe tri ministri Pa Portofol: për Sipërmarrjen, Edona Bilalli, për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe për Standarded, Milva Ekonomi.

Zoti Rama theksoi domsdoshmërin e fillimit të transformimit të vazhdueshëm të partisë në komunitet të gjallë vlerash dhe qëllimesh shoqërore, dhe jo si të pajtohesh qorrazi me vetëkyçjen brenda një rrethi vicioz.

Kryetari Rama kërkoi forcë dhe përkushtim për të fituar edhe mandatin e katërt në 2025.

Zoti Rama për më shumë se 60 minuta mbajti fjalën-analizë dhe i quajti “çakej”, “agallarë” dhe “të privilegjuar”, individët që sipas tij kanë përfituar apo anashkaluar detyrat.

Në zgjedhjen e strukturave partiake, Sekretar i Përgjithshëm u propozua Damian Gjiknuri.

Comment

*