Edward Joseph e përgëzon Lajçakun për marrëvëshjen e fundit Kosovë-Serbi

Uashington, 5 tetor 2021 – Profesori i universitetit amerikan “Johns Hopkins” Edward Joseph, e ka përgëzuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për marrëveshjen për çështjen e targave të automjeteve, të arritur të enjten në Bruksel.

Në një postim në llogarinë e tij në Tëitter, Joseph ka thënë se z. Lajçak e ka përgëzuar për uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës me ndërmjetësimin e negociatave mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë për arritjen e marrëveshjes.

“I nderuar të takohem me Miroslav Lajçakun për diskutime të shkëlqyeshme e të gjera. Përgëzime për ndërmjetësimin e marrëveshjes së shpejtë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Joseph.

Edward Joseph ka pasur një përvojë të gjatë në Ballkanin Perëndimor. Aikonsiderohet si  njëri ndër njohësit mëtë mirë të rajonit.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjendet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sapo mbërrita në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në New York”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kjo është vizita e parë e z. Lajçak në SHBA qyshse ai është emëruar i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë mbështetje të fortë dialogut Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Lajçak. Ai kapasur takime të shumta me emisarin e deritashëm të Departamentit Amerikën të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Javën që shkoi ai u takua në Bruksel edhe me zëvendësuein e Palmerit, Zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit për Evropa e Euro-azi, Gabriel Escobar, i cilishkoi në Bruksel për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciptocitetit me Serbinë për targtate automjeteve.

(r.m.)