Egjipti e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 26 qershor 2013 – Republika Arabe e Egjiptit e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi për njohje i është kumtuar të mërkuren, në mëngjes, përmes telefonit, ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, nga zëvendëspresidenti si dhe zëvendësministri i jashtëm i këtij shteti..

Egjipti është vendi me më ndikim në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Paralajmërimi për njohjen  e Kosovës së pavarur e kishte bërë Pakinam Al Sharkaui, zëvendëspresidente dhe e dërguar e posaçme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, me rastin e 5-vjetorit të sghpalljes së pavarësisë së Kosovës e. Ajo pat marrë pjesë në ceremonitë shtetërore të shënimit të përvjetorit të pavarësisë.

R.M.

 

Comment

*