Ekspertiza: Tre anëtarët e familjes Haliti vdiqën nga helmimi me kërpudha

Tiranë, 10 maj 2021 – Ekspertët mjeko-ligjorë në Shqipëri e kanë përfunduar ekspertizën e shkakut të vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, të cilët gjendeshin në Gjirin e Lalzit.

Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes ishte helmimi i shkaktuar nga kërpudhat.

Sipas burimeve të medies në Tiranë, njëkohësisht po kryhen edhe analizat e kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpinë e viktimave.

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti kanë ndjerë dhimbje të forta barku, të mërkuren në mbrëmje, pas darkës ku kishin konsumuar kërpudha që i kishin mbledhur vetë, në Gjirin e Lalzit. Por, atë natë ata kanë qëndruar në shtëpi, ndërsa ndihmë mjekësore kanë kërkuar në ambulancën e Manzës, të enjten në mëngjes. Pas mjekimit në ambulancë, ata janë liruar në shtëpi, por gjendja e tyre shëndetësore kaardhurduke u përkeqësuar edhe më shumë, prandaj dërguar në Spitalin e Durrësit dhe prej aty, pasi gjendja e tyre nuk po përmirësohej, janë transferuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Mjekët në repartin e Toksikologjisë të kësaj qendre thanë se, pavarësisht prejpërpjekjeve për shpëtimin e tyre, tre familjarët nuk mbijetuan.

Nëna Elfetja dhe djali Afrimi vdiqën të premten, ndërsa bashkëshortja e Afrimit, Ferzinazja, vdiq të shtunën.

Prokuroria shqiptare ka proceduar në gjendje të lirë dy mjekët e Qendrës Shëndetësore në Manzë, Shyqyr Beqajn 54 vjeçar dhe Jonuz Karajn, 60-vjeçar. Ata trajtohen si të dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Familjarët e tre anëtarëve të familjes Haliti e akuzojnë për neglizhencë gjatë trajtimit edhe personelin spitalor.

(r.m.)

Comment

*