EKSPOZITË PERSONALE, ME AKUARELE, E PIKTORIT SHQIPTARO-AMERIKAN, SERGIO BITICI

            Me 8 të qershorit 2022, ora 18.00-20.00, në Restaurant Piano Bar Piazza në Tiranë (Sheshi “Harry Truman”. Rruga “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Historik Kombëtar), do të jetë Hapja e Ekspozitës Personale me akuarele e piktorit shqiptaro-amerikan, SERGIO BITICI.

               Kuratori (përkujdesori) i Ekspozitës është piktori Buron KACELI – Mjeshtër i Madh.

               Kjo Ekspozitë pritet të ketë vizitorë të shumtë, personalitete të artit e të kulturës, artdashës nga Shqipëria e Kosova dhe Rajoni Ballkanik Shqiptar si dhe nga Diaspora Shqiptare në Amerikë dhe Europë, pasi piktori i kësaj Ekspozite Personale, Sergio BITICI, përveçe është i njohur si piktor me punimet e ekspozitat e tij, me publicistikën mediatike, studimet, librat e tij monografik të botuar në Amerikë,  njiherit është dhe një nga veprimtarët e shquar atdhetar e kulturor, lobues e kontribues gjysëmshekullor për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, për Demokracinë në Shqipëri, për Çështjen Kombëtare Shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

               I urojmë suksese piktorit Sergio BITICI me këtë ekspozitë personale në Atdheun e Tij të Shenjtë, në Tiranë, metropolin shqiptar, pasi kjo ekspozitë është njiherit dhe pjesë e mirë e veprimtarisë së tij atdhetare e kulturore për Kombin Shqiptar.

Ramiz LUSHAJ