Emërohen 28 hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Tiranë, 7 maj 2021 – Struktura e Posaçme Kundër Krimit eKorrupsionit (SPAK) njoftoi se javën e ardhshme do të emërohen 28 hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e njohur ndryshe si “FBI” shqiptare.

SPAK njofton se këta kandidatë e kanë përfunduar trajtimin bazë.

“SPAK dëshiron të urojë 28 kandidatët për hetues, të cilët përfunduan me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe duke filluar nga java tjetër do të emërohen zyrtarisht si hetues të BKH-së”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

“Rrugëtimi i tyre filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit Tetor 2020 dhe ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figures”, thuhet më tutje nënjoftim.

SPAK njofton gjithashtu se këta hetues pritet të marrin pjesë në trajnime të tjera.

“Me përfundimin e kësaj faze të parë, ne presim me padurim që ata të vijojnë me sukses fazat e mëtejshme të trajnimit, të cilat do të përfshijnë: “Trajnimin për Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”; Trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA); si dhe Trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-ve (FBI). SPAK, gjithashtu ju uron sukseset më të mira të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që kanë dorëzuar së fundi aplikimet e tyre për të qënë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

(r.m.)