Emigracion: Si ta sjell të fejuarin në Amerikë?

Unë jam një shtetase amerikane dhe gjatë një vizite në Shqipëri u njoha me një djalë dhe vendosa të martohem me të. Si mund ta sjell atë në Amerike?

K.M.

Bronx, NY.

 

Nëse mendoni të martoheni me të, duhet të mbushni një formular  për emigracionin . Ky formular quhet Petition for Alien Fiancé (USCIS Form 1-129F).  Për të qënë i ligjshëm për të , i fejuari duhet të martohet me partnerin e tij të zgjedhur për këtë qëllim, brenda 90 ditëve nga hyrja   në SHBA

Cifti duhet te vërtetojë që janë takuar sëbashku dy vjet përpara se kanë  vendosur për martesë, dhe nuk janë të lidhur nga martesa të mëparshme. Të dhënat që do të japin për njohjen e tyre duhet të jenë të detajuara dhe të besueshme. I fejuari duhet të jetë i ligjshëm për lidhjen martesore me shtetasin amerikan.  Nga ana tjetër shtetasi amerikan , i/e natyralizuar, në rastin tonë,zonjusha, gjithashtu duhet të provojë se  është në të vërtetë shtetase amerikane.

Të dy të rinjtë duhet të provojnë se janë në moshën ligjore për ta kryer këtë akt,  apo nëse për të duhet dhënë edhe pëlqimi i prindërve. Në vazhdim, secila palë duhet të paraqesë një formuar të plotësuar e të firmosur; ky është Form G-325A si edhe një  foto stil pasaporte të  dalë një muaj përpara mbushjes së ketyre dokumentave . Nëse palët kanë qënë të martuara më parë duhet të paraqesin një dokument që vërteton se mardhëniet e mëparshme jane ndërprerë zyrtarisht, ligjerisht. Në vazhdim nëse  ndonjera, ose secila prej palëve, ka qënë e dënuar për ndonjë  krim  duhet të paraqesë kopje të dokumentave gjyqsore, dhe dënimin e dhënë. Kjo është e nevojshmë edhe sikur këto rekorde të jenë tashmë të mbyllura e të vulosura. Nëse ka ndonjë histori krimi  për secilën palë do t’u rekomandonim të merrni një avokat supër të kualifikuar që t’u këshillonte për ceshtjen tuaj para se ju të plotësoni formularin Form I-129F.

Kur kërkesa të jetë aprovuar, atëhere i fejuari duhet të shkojë në ambasadën amerikane në Tiranë për të marrë  vizë. Ai do të intervstohet hollësisht përreth marëdhënies që ka me të fejuarën amerikane, si lindi kjo , dhe rreth  martesës si konkluzion i saj. Kjo intervistë është shumë e rëndësishme, ndaj të dyja palët duhet të diskutojnë paraprakisht rreth përgjigjeve që duhen dhënë në ambasadë me qëllim që të mos konfliktojnë vecanërisht në datat . Me datat kuptojmë :data e takimit të parë, vendi ku janë takuar , njerëzit që i kanë prezantuar ata me njeri tjetrin.

Nëse  viza aprovohet, i fejuari lejohet të hyjë në Amerikë me vizën K-1 visa. Martesa duhet të ndodhë brenda 90 ditësh nga dita që I fejuar hyn ne SHBA, siç thamë edhe më lart. Nëse kjo nuk ndodh, dhe ta zemë që i fejuari martohet me dikë tjetër dhe jo me atë që pritej të martohej, atij i kërkohet të lerë Amerikën. Shërbimi i Emigracionit e konsideron të fejuarin tuaj si emigrant që ka ardhur vetëm me një qëllim të caktuar: të martohet me ju!) Ai nuk ka të drejtë as të kërkojë zgjatjen e vizës. Viza e tij jepet vetëm një herë dhe vetëm me një qëllim, ai martesor.  Nëse ai largohet nga Amerika , pa u martuar ende me ju, pra para 90ditëve, atij nukj i lejohet rikthimi pa bërë një kërkesë tjetër për vizë.  I fejuari me këtë vizë( K-1 visa) është I autorizuar të punojë 8 C.F.R.§274a.12(a)(6).

Me t’u martuar ai duhet të aplikojë për për permanent rezident (green card).

Në qoftë se ai nuk ka për qëllim të jetojë në SHBA, ai duhet të largohet nga Amerika brenda 90 ditëve nga ardhja këtu,   sic spjeguam më parë.  Pas aplikimit për green card, fillimisht atij i  jepet nje green card e kushtëzuar për dy vjet .Kushti I hiqet ,por për këtë duhet bërë kërkesë 90- ditë përpara dy vjetorit të martesës. Formulari që mbushet për këtë qëllim (USCIS From I-751) Ky aplikim duhet shoqëruar  me evidenca te tjera që martesa ka qënë e vërtetë ; për këtë duhen dhe provë si pronësia e përbashkët e shtëpisë, pagesa e taksave të përbashkëta, certefikata lindje e femijeve, e te tjera.

Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar  dhe veçanёrisht emigrantёt  me informacion pёr t’i aftёsuar ata  pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju ftojmё tё na bёni pyetje nё anglisht si edhe  nё gjuhёn shqipe ,me e-mail, nё adresёn  [email protected]