Emir Sahiti i bashkohet kombëtares së Kosovës

Prishtinë, 28 dhjetor 2021 – Futbollisti i talentuar i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Pas takimit me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Sahiti e ka nënshkruar shkresën për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për të veshur fanellën e Dardanëve.

Kryetari Ademi i ka uruar futbollistit mirëseardhje dhe ka shprehur besimin se viti 2022 do të jetë vit i sukseseve për futbollin kosovar. 

Emir Sahiti

Emir Sahiti, sulmues anësor, është në formë shumë të mirë. Në këtë edicion, ai ka luajtur në 18 ndeshje me Hajdukun në  kampionatin e Kroacisë dhe ka qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës. Ai i ka shënuar 2 gola dhe i ka bërë 2 asistime.

Sahiti më parë ka luajtur për ekipin Kombëtar të Shpresave të Shqipërisë.

(r.m.)

Comment

*