Epopeja e lavdishme e UÇK-së – u shënua me homazh në Nju Jork


Nga Beqir Sina

YONKERS NEW YORK : Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në nderim të luftës heroike të familjes Jashari të prirë nga komandati legjendar Adem Jashari, Shoqata Atlantiku bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në memorialin e vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet të tre ish ushtarë të Batalionit Atlantiku – Deshmorë të Kosovës .
Aktiviteti u mbajt për të nderuar familjen Jashari, e cila ra heroikisht 24 vjet më parë, dhe të gjithë ata që dhanë jetën në luftën për liri, me rastin e kremtimit të Epopesë së UÇK-së .
Duke kujtuar këtë Epope të lavdishme ish ushtarët e Batalonit Atlantiku, u përulen me nder përpara kësaj vepre te madhe që u bë për çlirimin, lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Ceremonia u mbajtë te varrezat në kompleksin e varrezave qytetare – “Holy Mount Cemtry Ofc” në Winter Hill Rd, Tuckahoe – në Yonkers – New York , aty ku prehen edhe tre dëshmorët shqiptar nga Amerika që dhanë jetën në Kosovë, për lirinë e saj : vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet të tre ish ushtarë të Batalionit Atlantiku.
Në këtë veprimtari, morën pjesë anëtarët e Shoqatës së veteranëve të Batalionit Atlantiku të UÇK-së – Udhëheqës dhe themelues të Fondit “Vendlindja Thërret” ish luftëtarët shqiptarë nga Shtetet e Bashkauara të Amerikës, që shkuan e luftuan 23 vjetë më parë, në luftë për çlirimin e Kosovës.
Përfëshirë, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, Ambasadori Frymëzim Isufaj – Konsulli Përgjithshme e Kosovës në SHBA, diplomati Lulzim Krasniqi konsull , dhe disa veprimtar të dalluar të komunitetit, ish gazetari i Zërit të Amerikës Gjekë Gjonlekaj, Haxhi Dauti Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan, Nikoll Junçaj, profesor Besim Muhadri, faktori Shaban Lajçi, dhe regjisori nga Kosova, Arver Krasniqi, të tjerë.
Me këtë rast, Ambasador Frymëzim Isufaj, kryetari i shoqatës Atlantiku, Komandat Gani Shehu, dhe konsulli Lulzim Krasniqi vendosën kurora me lule të freskta pranë varreve të tyre.

Në këtë homazh të përvitshëm, në emër të ushtarëve shqiptarë, që shkuan për të luftuar për çlirimin e Kosovës, përshëndeti, ish komandanti i UÇK-së, kryetari i shoqatës Atlantiku Gani Shehu kurse, në emër të qeverisë së Kosovës, përshëndeti Ambasadori Frymëzim Isufaj. Në ndërkohë në emër të ish Fondacionit të luftës “Vendlindja Thërret” Shefki Mexhuani, dhe Gjek Gjonleka isa zëdhënës e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, për SHBA the Kanada.
Komandat Gani Shehu, kryetari i shoqatës Atlantiku Gani Shehu kujtojë se me 6 Mars të vitit 2022, ne vazhdojmë një traditë që e kemi krijuar para shumë viteve, në nderim të të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast e nderojmë edhe atë vepren e madhe të luftës heroike të familjes Jashari të prirë nga komandati legjendar Adem Jashari, tha ai:”Duke kujtuar së bashku të gjithë ata dëshmor që dhanë më të çmuarën dhe më të shtrejtën, që dhanë jetën e tyre për lirinë të cilën, ne e gëzojmë sot”.
“ Natyrisht, tha Shehu që pa sakrificën dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Dhe, jo rastësisht një thënie që ka rrjedh para dy tre viteve, që “Liria ka Emër”, është më se e vërtet, dhe emri i saj është Ushtria Çlirimtare e Kosovës – UÇK-ja. Është, vet Adem Jashari, është familj e tij, janë shumë familje shqiptare, të cilat dhanë bijtë e bijat e tyre, që ne të gëzojmë lirinë, dhe shtetin e Kosovës. Atij shteti të cilit para disa ditësh i festuam edhe 14 vjetorin e pavarësisë së saj”.
Komandat Shehu, tërhoqi vemendjen bashkëluftëtarve të tij, dhe veprimtarve të komunitetit me zhvillimet më të fundit, pushtimin ushtarak të rusisë ndaj Ukrainës.

Ai tha se me krijimin e shtetit tonë, mendojmë se kemi arritur gjithçka, por, duke parë zhvillimet e fundit, invadim e Ukrainës nga Rusia, na japin me kuptue se liria e popujve është gjithmonë e rrezikuar.
“Ngase, dhe interesat e fuqive “gllabëruese” janë janë aty, ku lindin edhe luftrat e tyre për të pushtuar vendet sovrane. Prandaj ne shqiptarët, kudo jemi si Kosovë, si sh-luftëtar, dhe si veprimtar duhet të jemi të fokusuar, e të vemendshëm të gatshëm për t’i dalë zot vendit tonë, nëse e lyp nevoja. Sepse, nuk ka asnjë fuqi sado e madhe qoftë ajo, ruse apo serbe, por edhe ndoshta të brendeshme në Kosovë, që mund t’a zbehi luftën e lavdishme dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”.
Gjatë kësaj veprimtarie, u theksua po ashtu se tërësia territorial e Kosovës, nuk mund të cenohet, dhe se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i palëkundshëm.
Ambasador Frymëzim Isufaj , foli në ëmër të shtetit të Kosovës, duke vënë në pah homazhet me pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe veprimtarët e komunitetit për të shprehur nderimin për Epopen e lavdishme të UÇK-së:

”Duke kujtuar këtë Epope të lavdishme përulemi të gjithë së bashku me nder përpara kësaj vepre te madhe që u bë për, çlirimin, lirinë e pavarësinë e Kosovës” tha ai.
5,6, dhe 7 Mars, janë datat që u vendosën edhe themelet e lirisë së Kosovës. Ato Janë data që komandati legjendar Adem Jashari, bashkë me anëtar të tjer të familjes Jashari, që ranë për të mos vedeku kurrë. Duke u bërë një kushtrim për të gjithë ne, por, edhe për gjithë botën demokratike, që të ndërhynin dhe të jepnin mbështetjen e tyre të fuqishme, që Kosova sot të jet shtetl, I lirë dhe i pavarur, vend sovran.
Në rrethanat aktuale në të cilat jemi, ju drejtua pjesmarrsve ai, e dimë dhe e shohim, e vlerësojmë mirë se duhet të bëjmë edhe më tepër, për atë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë. Mbasi koha, po na jep me kuptuar se sa mund dhe sa gjak është derdhur që sot, ne të jetojmë të lirë.
“Prandaj, nga ky vend edhe zotohemi që të punojmë edhe më shumë, mbasi kemi më punë për të bërë , që edhe amanetin e komandatit legjendar dhe të gjithë atyre që bënë sakrificën më sublime, duke dhënë jetën e tyre, dëshmorët të cilët në i nderojmë në këtë vend që me të drejt është thirrur nga ju “Prekazi i Amerikës”, të zotohemi që të vazhdojmë punën tonë pa u ndalur, deri sa ta shohim Kosovën aty ku e ka vendin e saj”. përfundojë Ambasador Frymëzim Isufaj – Kosnsulli Përgjithshëm i Repubikës së Kosovës, në New York.
Ish-drejtori ekzekutiv i ‘Fondit Vendlindja Thërret’ për ShBA dhe Kanada, njëherësh iniciator dhe themelues i ‘Batalionit Atlantiku’, Shefki Mexhuani, në këtë homazh në nderim të të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur edhe për veprimtarinë e këtij fondi, si dhe për rëndësinë e formacionit ushtarak ‘Batalioni Atlantiku’, për rekrutimin e të rreth 400 vullnetarëve që u paraqitën athere për t’u bërë pjesë e radhëve të UÇK-s, si dhe për nisjen e tyre në Kosovë. Pikerisht nga ky vend ku ishin mbledhur sot, në oborrin para hotel Royal Regency në Yonkers, NY, në ditët më të vështria, athere kur UÇK-ën, dhe luftëtarët armiqtë tanë, i quajtën “Organizat Terroriste”.
Në ndërkohë me pas ai e ka vlerësuar se ‘Batalioni Atlantiku’ është një prej arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në diasporë, që na nderojë nè dhe të gjithë shqiptarët :“Është arritje e rëndësishme e historisë së diasporës shqiptare, shembëlltyra e krenarisë dhe atdhedashurisë shqiptare.”.
Me rastin e nderimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Yonkers NY, ka folur edhe ish zëdhënësi i UÇK-së për Amerikë & Kanada, Gjek Gjonlekaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës dhe korrespodent i saj në Kombet e Bashkuara.

“Është, kënaqësi për ne që i kemi filluar aktivitetet tona për Kosovën pothuajse një gjysmë shekulli më parë. Ndërsa, kur shohim përfaqësuesit diplomatik të Kosovës në një veprimtari të tillë që është mjaft e dhimbshme dhe tragjike, në këtë vend dhe në këtë tokë ku po pushojnë në amshim tre-vëllezërit, Bytyçi, Ylli, Agron dhe Mehmeti, themi se ky është vendi më historik i shqiptarëve të Amerikës, dhe për dheun e Amerikës.
Pra, ky është një vend epik, është një vend legjendar, është një vend I Shenjtë.
Andaj duhet të bëjmë enorm që të vijnë njerëzit këtu dhe të luten për Kosovën, dëshmorët e lirisë, dhe familjet e tyre” u shpreh Gjonlekaj.
Më tej Gjonlekaj, kujtojë një shprehje të Presidentit e SHBA, Joe Biden, I cila ka thën në çdo fjalim : “May God bless and protect all our active military and veterans!”
Kështu që edhe ne gjithmonë, vazhdojë Gjonleka, duhet të kemi atë nderimin e respektin për të gjithë ata që luftuan dhe ata që u flijuan për lirinë e Kosovës, e që punan me vetmohim për Kosovën e pa-varur.
“E kamë thënë dhe më parë dhe po e përsërisë, “se ky vend është “Prekazi I Kosovës”, në Amerikë – dhe, Familja Bytyçi janë Jasharajt për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ai më pas ai solli edhe disa kujtime nga themelimi i Fondacionit Vendlidja Therret, dhe grubullimin e vullnetarave nga e gjithë Amerika, për të formuar Batalionin Atlantiku, dhe për t’ju Bashkuara UÇK-ës, në luftën për liri.
“Në atë kohë Batalioni “Atlantiku” ka punuar me shumë sakrifica, duke dhënë secili prej tyre kontributin në vende të ndryshme. Duke bashkëpunuar me Shefki Maxhuanin, dhe me të tjer pa permendur emra se mos harrojë dikë, kemi qenë shumë afër me njeri tjetrin për ngritjen e fondeve, dhe për ngritjen e “infarstrukturës”, diplomatike e mediatike, takimeve e kontakteve në të gjithë SHBA. Me ne ishte kudo edhe Ambasadori William Walker , i cili ka qenë gjithnjë pran nesh, qysh në organizmet e para”. pohoi ai.
Gjonleka : Në një ditë siç është dita e sotme të jemi objektiv, nuk jemi mjaft!

“Është, dita e mirë, është e fillimit të luftës së Kosovës, për pavarësi e liri. Janë datat historike, 5,6 the 7 Marsi. Të cilat janë datat më të shënuara ne historinë shqiptarve të Kosovës.Sepse, atë ditë që është vrarë familja Jashari, atë ditë është bërë Kosova e pa-varur! Të gjithë analistët e gazetarët e thonë sepse ishte “akuza që ju bë Adem Jasharit me bashkëluftëtarët e tij sikur ishin terrrorist” që ja nisi lufta për çlirimin e Kosovës.
Ndërsa, Karla DelPonte i tha Millosheviqit, “ti do të dalësh terrorist – Dhe ata Jo! ashtu ndodhi vertet, ngaqë u vranë 51 njerëz të pa fajshëm në shtëpit e tyre, do të thotë se ky është vetem terrorizëm botërorë, që nuk do fjalë”.
Më pas Gjonlekaj, në fjalën e tij, ishte plotësisht dakord me Shefki Mexhuanin që tha më parë se “ështe “ Turp! është Turp! për gjithë njerëzimin” që luftëtarët e lirisë me qenë të mbyllur në Hagë.
“Nëse do të kishte një provokim për destabilitet në Kosovë, nesër?” tha ai duke e paralelizuar me atë se çfarë po ndodh sot në botë :
“Pa tjetër që ata do të ishin më të mirët ta drejtonin Kosovën ,e strategjin ushtarake dhe diplomatike të saj. Por, ashtu si tha ai(Mexhuani) Rusët dhe Sërbët e bashkëpuntorët e tyre, i dërguan në Hagë, në një kohë që ata do t’i duheshin jo vetëm Kosovës, por edhe SHBA the Natos. Sepse, lufta e Kosovës, u bë me ndihmën e madhe të SHBA, the Natos. Në këto tragjedi kaq të mëdha, që po kalon bota, do të ishte mirë edhe për mbarvajtjen e Kosovës e krejt rajonit prania e tyre, në liri- në Kosovën që e çliruan”.
Veprimtaria që u zhvillua në Yonkers, pranë hotelit Regency, aty ku për herë të parë u nisë për të luftuar në Kosovë, Batalioni Atlantiku nga SHBA, ishte veprimtari e cila tashmë është bërë e përvitshme dhe i bashkohet manifestimeve të 5-7 Marsit që njihen si ”Epopeja e Lavdishme e UÇK-së” në New York.
Manifestimi Epopeja e UÇK-së, ka filluar të mbahet çdo vit duke përkujtuar me këtë rast rënien e komandantit legjendar Adem Jashari dhe 50 familjarëve të tij më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Në atë kohë gjatë kësaj beteje është vrarë Adem Jashari, vëllai i tij Hamza, babai Shabani dhe anëtarët e tjerë të familjes në mesin e tyre edhe gra dhe fëmijë. –