Escobar: Nuk do të hezitojmë të sanksionojmë të korruptuarit dhe ata që e destabilizojnë rajonin

Podgoricë,6 janar 2021 – Uashingtoni nuk do të hezitojë t’i përdorë sanksionet për t’u dërguar një mesazh të fortë të korruptuarve dhe aktorëve që e destalibizojnë rajonin.

Kështu ka thënë i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Ne nuk do të hezitojmë t’i shfrytëzojmë sanksionet dhe mekanizmat tjerë për të çuar një mesazh të fortë për akterë të korruptuar dhe që destabilizojnë”, ka thënë Escobar për agjencinë malazeze të lajmeve MINA.

“SHBA do të jetë partner i atyre që kanë qasje konstruktive dhe joatyre që kanë qasje destruktive ndajtë ardhmes së rajonit, që karakterizohet me anëtarësim në BE dhe NATO dhe me ekonomi dinamike e transparente”, ka theksuar ai.

Escobar ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Mal të Zi. I pyetur se si e sheh Memorandumin e nënshkruar nga Lëvizja Qytetare URA, Civis, Partia Popullore Socialiste dhe partitë e pakicave, Escobar ka thënë se Uashingtoni nuk ka qëndrim lidhur me këtë marrëveshje politike.

“Por, ne i mbështesim ata që janë për një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe demokratik, i cili është i orientuar kah institucionet euro-atlantike”, ka thënë ai.

Ai është shprehur kundër përdorimit të çështjever identitare për poena politikë.

“Është shumë frustruese dhe kundër produktive që politikanë dhe aktorë të tjerë i shfrytëzojnë temat e identitetit për të fituar poena politikë në kurriz të përparimit ekonomik dhe pajtimit rajonal,” ka theksuar Escobar.

Të mërkurën, Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione shtesë ndajliderit të serbëve në Bosnjë e Hercegovin, Milorak Dodik.

Në listën e personave të san,ksionuar janë future edhe dy zyrtarë të Bosnjëse Hecegovinës: sh-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, Milan Tegeltija, dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, njëherësh deputet Mirsad Kukiq,

(r.m.)

Comment

*