Euroambasadori Soreka bisedon për afganët me ministrat Xhaçka dhe Çuçi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca është takuar ditën e sotme me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe atë të Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri.

Soreca thotë se takimi është zhvilluar për të krijuar kushtet e strehimit të përkohshëm për afganët në nevojë.

Ndër të tjera ai përsëriti lavdërimet e BE-së për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehimin e afganëve.

“Bisedova sot me ministre Xhaçka dhe Çuçi. Përsërita të gjitha lavdërimet e BE-së për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë.

Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur. Ne prekëm çështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet,” shkruan Soreca në Twitter.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë “Rama 2”, këshilli i ministrave ka vendosur që dhënia e mbrojtjes së përkohshme për afganët që do të strehohen në Shqipëri për shkak të luftës do të zgjasë 1 vit. /OraNews/