Eurobarometri: Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mendime të ndryshme për shkencën e teknologjinë

Bruksel, 9 nëntor 2021 – Eurobarometri, nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Kërkim dhe Inovacion, ka kryer një studim lidhur me njohuritë e qytetarëve evropianë dhe qëndrimet e tyre ndaj shkencës dhe teknologjisë.

Rreth 26 mijë e 827 të anketuar në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian u intervistuan në gjuhën e tyre amtare.

Anketa është kryer edhe në 11 vende të tjera, ku janë intervistuar gjithsej 10 mijë e 276 të anketuar në gjuhën e tyre amtare.

Mes tyre janë pesë vende kandidate (Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia).

Në studim janë përfshirë dhe Bosnjë dhe Hercegovina, Islanda, Kosova, Norvegjia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në Shqipëri dhe Kosovë, të gjitha intervistat u kryen ballë për ballë.

Rezultatet e anketës

Shqiptarët renditen në vend të fundit sa i takon interesit që kanë qytetarët ndaj zbulimeve të reja shkencore dhe teknologjike me 7%.

Rreth zhvillimeve shkencore në vende si bashki, muzeume dhe biblioteka, të anketuarit në Shqipëri janë 24% “dakord plotësisht”.

Për qytetarët e Kosovës, 60% e të anketuarve pajtohen se shkenca është aq e ndërlikuar saqë nuk e kuptojnë shumë.

Ndërkaq, vetëm 24% e shqiptarëve të anketuar e pranojnë që shkenca është e ndërlikuar.

Një tjetër çështje lidhet me rëndësinë e shkencës në përditshmëri.

Shqiptarët, në një masë prej 20%, mendojnë se shkenca duhet konsideruar brenda kulturës së përgjithshme të qytetarit.

Televizioni është burim kryesor i informacionit për zhvillimet shkencore dhe teknologjike për 71% të qytetarë të Kosovës.

E kundërta ndodh me shqiptarët, të cilët renditen të fundit me 46%.

Pohime shkencore

Me gazetat, as shqiptarët dhe as kosovarët nuk i kanë raportet e mira, pasi respektivisht 7% dhe 10% e tyre nuk i shohin si burim kryesor informacioni.

Pohimit të rremë se dinozaurët kanë jetuar me njerëzit në të njëjtën kohë, vetëm 26% e të anketuarve shqiptarë dhe 34% e të anketuarve kosovarë janë të saktë.

Pohimit të vërtetë se qeniet njerëzore janë speciet më të hershme se kafshët, vetëm 22% e të anketuarve kosovarë dhe 49% e të anketuarve shqiptarë e gjejnë të saktë.

23% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se është e rreme që popullsia njerëzore i tejkalon 10 miliardë banorë.

Të paktën nëntë në dhjetë të anketuar e pohojnë se kontinentet kanë qenë duke lëvizur për miliona vjet dhe do të vazhdojë ta bëjnë këtë.

Përqindjet më të ulëta që pranojnë se ky pohim është i saktë janë në Kosovë (35%) dhe Shqipëri (54%).

Ndërkaq, studimi zbulon se vetëm 52% e të anketuarve shqiptarë e pohojnë që oksigjeni që thithim vjen nga bimët.

Bioteknologjia

Vetëm 22% e shqiptarëve të anketuar dhe 35% e kosovarëve e gjejnë të gabuar se ndryshimet klimatike shkaktohen nga ciklet natyrore dhe jo nga dora e njeriut.

Pohimi i rremë, që antibiotikët vrasin viruset si dhe bakteret, gjen pohimet më të ulëta të sakta në Kosovë (15%), Shqipëri (22%).

Të paktën shtatë në dhjetë të anketuar përgjigjen saktë se është e rreme që viruset janë prodhuar në laboratorë qeveritarë për të kontrolluar lirinë tonë.

Në të kundërt, më pak se tre në dhjetë të anketuar thonë saktë se kjo është e rreme në Kosovë (18%) dhe Shqipëri (24%).

Anketa zbulon se ka shumë të ngjarë që kosovarët dhe shqiptarët e anketuar janë në gjendje për të dhënë më pak se pesë përgjigje të sakta në Shqipëri (74%) dhe Kosovë (67%).

Në çdo vend jashtë BE-së, shumica e të anketuarve mendojnë se zbulimi i hapësirës do të ketë një efekt pozitiv.

Por, nuk ndajnë të njëjtin qëndrim të anketuarit shqiptarë me 56% që e pohojnë këtë gjë.

Në Shqipëri është dominant mendimi se shkenca dhe teknologjia duhet të rregullohen nga qeveria me 75% të të anketuarve.

Lidhur me gjeneratat e ardhshme dhe mundësive që do të kenë ata falë shkencës dhe teknologjisë 75% e të anketuarve kosovarë bien dakord me këtë pohim.

Ndërsa shqiptarët janë më skeptikët në Evropë, me 32% të të anketuarve që e pohojnë këtë gjë.

(Telegrafi.com)

Comment

*