EVOLUCIONI I NJË ENIGME

                             

Rreth rrëshqitjes 22 vjeçare të Putin-it nga Burrështeti në Diktator të Terbuar

Roger COHEN *

PARIS -Tue folë me gjuhen që ai quejti “gjuha e Goethe-s, Schiller-it dhe Kant-it” që ai mësoi gjatë qendrimit tij si oficer I K.G.B.së në Dresden (Gjermani), Presidenti Vladimir V.Putin iu drejtue Parlamentit gjerman, me 23 shtator 2001:

“…Rusia ashtë nji komb europian miqësor” deklaroi ai.”Nji paqë e qendrueshme në kontinent ashtë synimi kryesor  i kombit tonë”.

   Udhheqsi rus, zgjedhun nji vit ma parë në moshen 47 vjeçare, mbas nji ngritje meteorike nga obskuriteti, vazhdoi me përshkrimin e ‘të drejtave  demokratike dhe lirive” si “qellimi kyç i Rusisë në politiken e mbrendëshme.

Anëtarët e Parlamentit (Bundestag) u ngriten në kambë dhe duertrokiten, të prekun nga fryma e ripajtimit që Z. Putin dukej se përfaqsonte në nji qytet si Berlini, që vite të gjata kishte simbolizue ndamjen në mes të Perëndimit dhe botës totalitare sovjetike.

   Norbert Roettgen, nji deputet i qendrës së djathtë që kryesonte Komitetin për politiken e jashtëme të Parlamentit për shumë vjet   ishte nji nga ata që u ngriten në kambë. “Putin na bani për vete” tha ai. “Zani ishte krejt i qetë, në gjermanisht, nji za q përpiqet me bindë për ate që thotë. Na kemi arsye me mendue se  aty kishte perspektivë për nji bashkëjetesë”.

   Sot, çdo bashkëjetesë ashtë coptue! Ukraina digjet, e gjakosun nga nji armatë invaduese. Z. Putin dergoi ushtrinë me konfirmue bindjen e tij se kombësia Ukraine ashtë nji mit. Ma shumë se 3.7 miljonë Ukrainas janë refugjatë dhe numri i të vdekunëve rritet gjatë nji muej luftimesh; zani vicioz I Z. Putin ashtë transformue në zemrim të nji personi të përçudun që cilëson çdo qytetar rus “fundërrinë e tradhëtar” çdo rus që reziston dhunën e shtërngimit tij diktatorial.

    Kundërshtarët e tij, “nji kolonë  e pestë” që denohet si e manipulueme nga Perëndimi do të përjetojë nji fat të keq”. Z. Putin u betue këte muej tue  shikue planin e tij blitzkrieg në Ukrainë që dështoi “Nji rus i vertetë, tha ai, duhet të pështyj kundërshtarët si nji mizë që hynë në gojë aksidentalisht dhe kështu kryen nji purifikim të nevojshëm të shoqënis….”

   Kështu nuk fliste Kant-I por nji  ekzaltuem fashist nacionalist i perziem me nji gjuhë pakuptim të mësueme në rrugt e St. Petersburgut.

   Në mes t ketyne njerezve të arsyes dhe t nxitjes, në mes të kësaj dyshe në dukje dy persona të ndryshëm, qendrojnë 22 vjet pushtet dhe pes presidentë amerikanë.         

    Ndersa Kina ngrihet, dhe Amerika luftoi dhe humbi për gjithmonë luften në Irak dhe Åfganistan, ndersa teknologjia lidhi së bashku të gjithë botën, nji enigmë ruse u vendos në Kremlin.

   A ka mundësi që amerikanët dhe aleatët e tyne, me eksese, oportunizëm ose naivite thjesht  gjykuen gabimisht Z. Putin qysh në fillim?  Å por  Z. Putin u trasnformue gjatë kësaj kohe në nji luftënxitës revanshist ashtu si shohim na sot ose për arsye të provokimeve Perëndimore të imagjinueme, ankesa në rritje, ose intoksikimin mendjemarrës të nji periudhe të gjatë si ai ‘covid19’ e që prodhoi rregulla ‘të izolueme’?

   Z. Putin ashtë nji enigmë, por ai asht gjithashtu figura ma publike. I pamë nga kjo perspektivë e ‘lodrës’ së tij pa princip në Ukrainë, nji figur e madhe e cila       bashkon nji person që përfiton nga çdo mundsi e Botës së Perëndimit si njI sulm kundr Rusisë,  dhe ndoshta kundër atij vetë. Me rritjen e ankimeve hap mbas hapi, vit mbas viti, dallimet u avulluen. Në fakt, ai u ba  shteti vet, ai u ba vetë Rusia, fatet e të cilëve u shkrinë neë nji vizion Messianik për restaurimin e lavdisë imperatoriale.

   Nga hini I Perandorisë.

   “Per Putinin tentacioni që ushtron Perëndimi ka qenë, mendoj unë, kryesisht prirja që ai të shihte në ate nji instrument për ndertimin e nji imperatorie te madhe” deklaronte Condoleeza Rice, ish Sekretare e Shtetit e cila takoi ate disa herë gjatë fazës së parë të sundimit tij. Ai ishte gjithëherë i preokupuem me 25 miljonë rusë që mbeteshin jashtë kufinjve të Nanës Rusi për arsye të shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik. Përsëri vazhdimisht ai ngrente këte problem. Kjo spjegon përse për ate “…fundi I Bashkimit Sovietik ka qenë katastrofa ma e madhe e shekullit 20”.

    Por, në se arsyet irredentiste duken qarte se bashku me dyshimet e  spiunazihit të Amerikës, Z. Putin kishte edhe tjera prioritete . Ai ishte nji sherbyes patriotik i shtetit. Rusia postkomuniste e viteve 1990 nen drejtimin e Boris N.Yeltsin, i pari udhëheqës i zgjedhun lirisht, kishte deshtue.

   In 1993, . Yeltsin  urdhnoi sulmin ushtarak kundër Parlamentit me nënshtrue nji kryengritje. 147 persona u vranë.  Perëndimi u detyrue me ndihmue Rusinë me ndihma humanitare aq shumë ishte damtue ekonomia e Rusisë, aq e hapun ishte vorfënia e madhe sa që pjesë të mëdha industriale u shiten vetm për njI kang. Oilgarkt linden si klasë. E gjithe kjo për Z. Putin ishte nji ferr i vertetë. Ishte poshtënimi!

   “Ai urrente çdo gja që ngjante në Rusi, e ruente idenë se Perëndimi u  desh të ndihmonte” tregon Christoph Husgen, këshilltari kryedlplomat i ish kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitet 2005-2017.  Manifesti i pare i Z. Putin pr fushatën presidenciale të vitit 2000 ka qenë i gjithë mbi nevojen me kundërshtue  përpjekjet e Perndimit për transferimin e pushtetit nga duert e  shtetit në duert e tregut “. “Për Rusët”, shkruente ai, “nji shtet I fortë nuk ashte nji anomali me luftue kundër”. Krejt e kundërta!. “Asht burimi dhe garancia e  rendit publik, fiilestari dhe forca kryesore për çdo ndryshim”.

    Por, Z. Putin nuk ashtë Marksist, megjithëse ai ktheu himnin Stalinist kombëtar. Ai kishte deshmue shkatërrimin e nji ekonomie të planifikueme, në Rusi dhe Gjermani lindore, ku shërbeu si agjent i K.G .B.s në vitet 1985-1990.

Presidenti I ri Putin do te bashkpunonte me oligarkët të krijuem nga kaosi, tregu I lirë, kapitalizmi e kronizmi- përsa kohë që ata tregonin nenshtrim absolut.   Në rast mosbindje, oligarkët zevendsoheshin. Në se kjo ishte demokraci, ajo ishte “demokraci sovrane” nji frazë e përdorun nga strategët e Putinit me theks në “sovran”.

    I formuem ne nji shkallë të madhe nga jeta në St. Petersburg, qytet i ndertuem nga Pjetri i Madh në filim të shekullit 18 si “nji dritore kah Europa” dhe nga eksperienca fillestare politike në ate qytet që nga viti 1991 si nëpunës në zyrën e Krytarit të Bashkisë për tërheqje kapitali të huej për investim, duket se Z. Putin ka qenë i hapun, me kujdes, kah Perëndimi në fillim të sundimit  tij.

   Åi  zinte me gojë mundësinë e anëtarsimit në NATO të Rusisë në takimin me Presdentin Clinton në vitin 2.000 nji ide që nuk u zhvillue asnji herë. Ai përkrahu nji marrëveshje për anëtarsim në Bashkimin Europian, në 1994. Nji Këshillë NATO-Rusi u krijue në 2002. St. Petersburgu rivalizonte me Njeriun Sovjetik.   

    Këtu kishte nji balancim delikat, për te cilin Z. Putin, i disiplinuem, ishte i pergatitun. “Ju nuk duhet te humbni kontrollin!” i tha ai drejtorit të flmave Oliver Stone në “Intervista me Putinin” nji dokumentar I vitit 2017. Nji her ai përshkroi veten si nji “ekspert i relacioneve njerëzore”. Deputetët gjermanë                                                                                  nuk ishin të vetmit që u gënjyen nga ky njeri me  cilesi të palëkundshme dhe qellime të pamshirëshme të prpunueme nga operativët e spiunazhit. 

“Duhet të mos harroni. Ai vjen nga rradhët e KGB-së dhe gnjeshtra ashtë profseioni I tij.  Nuk ashte faj” thote Sylvia Bermann, ish ambasadore franceze në Moskë që nga 2017 deri 2020.  “Ai ishte si nji pasqyrë, tue iu adaptue figurës që sheh në pasqyrë, dhe në mënyren që ashtë instruktue”.

    Pak muej para fjalimit të mbajtun në Bundestag, Z. Putin në mënyrë të hapun fitoi besimin e ish Presidentit Bush. Mbas takimit tyne të parë, qershor 2001  Bush tha se shikoi në sytë e tij dhe fitoi nji sens të shpirtit tij dhe gjeti “nji njeri të sinqertë dhe që meritonte mirëbesim”. Z.Yelsin njikohësisht  e portretizoi Z. Putin si nji ndjekës I besueshëm  vetëm tri vjet mbas ardhjes në Moskë në 1996.

      “Putin orientohet pikërisht si nji personë para tjetrit”, Michael Khodorskovski pasaniku ma I madh  rus para se të shërbej nji  dekade në burg siberian dhe mbasi humbi shoqenine tregetare te tyne me dhune. Ne nji interviste ne 2010 ne Ëashington Mr. Khodorskovski më tha. “Në se  kerkoni që ai të ju dojë, ju do ta doni ate.”

    Ma parë unë kisha pa Z. Khodorkovskin në Moskë në tetor 2003, ka qenë pikërisht diten para arrestimit në apartmentin e tij nga agjentë të armatosun për shpërdorim fondesh. Ai kishte fole me mue në ate  kohë  rreth ambicieve të  tia politike- nji faj i pafalëshem dhe I pa pranueshem nga Z. Putin.

   Ngritja e nji autoritari.

Ndertesa  prej druni e presidentit jaahtë Moskës ishte e  rehatëshme por jo e  sbukurueme  në vtin 2003.   Gustoja personale e Z. Putin nuk ishte rrite akoma në  shkallën e madhënishme.  Rojet e sigurimit siileshin për rreth, shikojshin në TV-ne herë mbas here rrobet modele në Milan dhe Paris.

   Z. Putin, më bani të pres për nji kohë të gjatë, si e ka zakon për disa orë. Duket si njI demonstrim i vogël I të mëdhejve, nji e metë e vogël panjerëzilleku që ai do të tregonte edhe me Condoleeza Rice, të ngjashme me prumjen e qenit në takimin me kancelaren Angela Merkel, kur e dinte se Zonja Merkel kishte frikë nga qentë. “Unë e kuptoj pse ai verpon kështu; ai don të provojë se ashtë burrë” spjegoj  Merkel.

   Kur intervista me tre korrespondentë të The Neë York Times  ma ne fund filloi Z Putin ishte i përzemërt, i përqendruem dhe i rehatshem në detajet e bisedës. “Na qendrojmë fortësisht në rrugën e zhvillimit të demokracisë dhe të ekonomisë s tregut” tha ai, e shtoi:” Nga pikëpamja e mentalitetit dhe kulturës populli I Rusisë ashtë europian”.        

   Ai foli per “marrdhanjet e ngushta  dhe të mira të Admnistratës Bush me gj ithë  fushatën në Irak dhe tha:” parimet kryesore t humanizmit”- te drejtat e njeriut, liria e fjalës- mbeten bazike  për të gjithë  kombet; “mësimi ma I madh I arsimit, tha ai,  “ka qenë respekti për ligjin”.   

    Në ate koh, Z.Putin kishte dermue median e pavarun. Kishte ba nji luftë                barbare në shkatërrimin e Grozny-t, kryqytet I Çeçnia-s, dhe emnoi   zyrtarë të Sigurimit- të njohun si siloviti (njerëz të fortë)- front dhe qendër e qeverisë tij. Shpesh  herë ata ishin miq të vjetër nga St. Petersburgu, si Nikolai Petrushev, sot sekretar i këshillit të sigurimit të Z. Putin. Pika e parë e  nji oficeri të Sigurimit asht dyshimi.    

    Kur u pyet për metodat e tia, presidenti u shqetsue, dhe sugjeroi se Amerika nuk mund të reklamojë nji nivel moral të naltë. “Na kemi nji proverb në Rusi”  tha ai. “Nuk duhet kritikue pasqyra në se ju keni nji hundë të shtrembët”.

    Pershtypja ma e fortë ka qen ajo e nji njeriu të dyzuem  mbrapa nji shikimi të patundun. Michael Eltchaninoff, autori  francez I iibrit “Mbrenda mendjes së Vladimir Putin-it” thote se ishte “nji siperfaqe e zbukurueme me liberalizem në fjalimet e tia në vitet e para të 2.000” por apeli që kishte ideja e rivendosjes së nji Rusie me pushtet imperial dhe kështu me u hakmarrë kundër idesë së nji Rusie të perceptueme si meturinë që Presidenti Obama mund të quente ”nji fuqi regjonale”, ka qenë gjithmonë nji nevojë urgjente për Z. Putin.

   I lindun në vitin 1952 në nji qytet që quhej Leningrad, Z. Putin u rrit nen  hijen e nji lufte të Sovjetëve kundër  Gjermanisë naziste,  e njohun si Lufta e Madhe Patriotike për Rusët. Babaj i tij u plagos randë, nji tjetër vëlla ma I rritun vdiq gjatë 872 ditëve të rrethimit nazist të qytetit, dhe nji gjysh i tij kishte punue si kuzhinier për Stalinin.  Sakrificat e shumëta të Ushtrise së Kuqe në disfatën e Nazismit nuk ishin abstrakte, por konkrete mbrenda familjes tij modeste; ashtu si për shumë Rusë te breznisë tij, Z. Putin mësoi që në moshë të re se, ashtu si e thonte ai : “I dobti rrahet!”.

   Perëndimi nuk e vlerësoi si duhet forcen e mitit Sovietik, sakrificat ushtarake dhe revanshizmin tek  ai”.” Z. Eltchaninoff , gjyshët e të cilin ishin të gjithë rusë, tregon:” Ai beson thellësisht se njeriu Rus ash i pergatitun me sakrifikue vehten për nji ide, ndersa Perëndimort preferojnë suksesin dhe konfortin”.  Z. Putin pruni në nji farë mase ndjenjen e atij konforti në Rusi në tetë vjetët e para të presidencës. Ekonomia  eci përpara, investimët e huaja u rritën. “Ka qenë ndoshta periudha ma e lumtun në historinë e atij  vendi, me nji masë prosperiteti dhe nivel lirie të pa pamë ndonjI herë në historinë e Rusis.”  thotë Z. Gabuev, bashkpuntor I vjetr I Carnegie Moscoë Center.

   Z.Gabuev, ashtu si mijra të tjer liberalë të Rusisë ka ikë n Istanbul që kur filloi lufta me Ukrainn, dhe shtoi se “ka shumë korrupsion  dhe përqendrim pasunie, por gjithashtu mjaft anije që po dalin në sipërfaqe. Dhe mos harroni, ne 1990 -at çdo njeni ka qene I vorfen si miu në kishe…. Tashti, klasa e mesme ka mundësi me shkue në Vietrnam ose në Turqi për vakanca.

   Problemi për Z. Putin ka qenë se tue diversifikue ekonominë, sundimi I ligjit ndihmon. Åi ka studjue drejtësineë në Universitetin e St. Petersburg dhe përsëriste  se respekton ligjin. Në fakt, mbajtja e pushtetit u tregue se ishte magneti i tij. AI kishte neveri për sjelljet  legaliste. “Përse duhej që ai të bashkëndante pushtetin kur ai kishte mundësi me jetue me vajgurin ,gazin, dhe pasuni tjera natyrore, dhe mjaft shpërndamje me plotsue nevojët e mbajtjes popullin të lumtun?” Z. Gabuev deklaron.

*Shenim: Versioni origjinal I këtij shhrimi në anglisht ashtë  puna e Z. Roger Cohen, me qendër ne Paris, autor, dhe nji nga analistët ma të njohun të botës gazetareske. Përkthimi shqip ashtë nga  Sami Repishti, Ph.D.- dhe mirënjohja e tij për autorin.

Artikulli u botue në gazetën prestigjoze The New York Times të datës 27 mars 2022,  ff.1e16, të cilën e falënderojmë.

                                   ====================