Falimentimi i Rusisë – fundi i Serbisë së llambadarëve me kafka shqiptarësh

Idriz MORINA

Një falimentim i shpejtë i Rusisë në muajt e ardhshëm do të ishte një shans i mirë për pjesën tjetër të botës, por edhe ne shqiptarët mund të kishim hisen tone të gëzimit.

 

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, shqiptarët u treguan populli më solidar me ukrainasit (emocionalisht, pasi nuk kishim mundësi të ndihmës ekonomike apo ushtarake), veçmas ne shqiptarët e Kosovës, të cilët jo shumë kohë më parë, kemi përjetuar dhunë masive dhe më të ashpër, e të drejtpërdrejt nga Serbia.

Ajo që po përjetojnë ukrainasit nga Rusia është e dhimbshme, por vërtetë edhe ne kemi përjetuar masakra ndoshta më të shpeshta dhe në numër më të madh, pas fillimit të bombardimeve nga NATO-ja, kur forcat serbe të pafuqishme për t’iu kundërvënë apo për t’i bërë çfarëdo dëmi Aleancës, e zbraznin dhunën e projektuar ndaj shqiptarëve edhe më fuqishëm dhe më pamëshirshëm.

Krimet serbe dhe krimet ruse

Sidoqoftë që të dyja kulturat, si atë ruse dhe atë serbe në vetvete nuk i dallon, thuaja asgjë, që të dyja janë të pamëshirshme, të egra, jo njerëzore dhe në kundërshtim me rrjedhën e civilizimit perëndimor, që mund të përmblidhen:

Në dhunë të paprovokuar; luftë, krime lufte, vrasje masive, gjenocid, etnocid, kulturocid, vrasje me gjymtim, djegie, të të rriturve, fëmijëve, pleqve, grave dhe vajzave, dhunime masive, në sy të prindërve, fëmijëve dhe familjarëve të tjerë e të tjera krime të panumërta.

Vetëm ende s’i kemi parë rusët të bëjnë llambadarë me kafka njerëzish, siç bënin serbët me ato të shqiptarëve! Këto krime ndodhën pikërisht gjatë kohës sa presidenti i Serbisë, ishte ministër në qeverinë e kasapit Millosheviç. Serbia dhe Rusia, duhet ta kenë një fund të njëjtë.

Por, kriza ekonomike për Rusinë, që mund ta çojë në falimentim është e pashmangshme, derisa Perëndimi nuk bindet që t’i ndalojë sanksionet, e papara që i janë vendosur një shteti.

Përveç sanksioneve të shumëfishta në së paku katër shkallë të vendosura deri më tani nga BE-ja, dhe më të ashpra, ato nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, qindra kompani të mëdha botërore, nga Ford, General Motors, Toyota, Volkswagen, Nissan, Boeing, Airbus, Big Tech, Airbnb, Amazon, Apple, Faceobook (Meta), Hitachi, IBM, Intel, Microsoft, Netflix (NFLX), Ninetendo, Roku, Sony, Spotify, Twiter, Accenture, Deloitte, BP, Shell, Mastercard, Norway’s, Visa, Moody’s, Goldman Sachs, JPMorgan Chase e deri tek ato ushqimore e të pijeve si McDonald’s, Nestle, PepsiCo, e Coca cola etj., i kanë mbyllur në Rusi, në mënyrë që ajo të mos mund të arkëtojë para për të bërë luftë dhe të vrasë ukrainas.

Pra, biznesi është kthyer në një pikë besimi dhe morali, që për dekada e ndoshta edhe shekuj nuk e ka pasur apo që shumë rrallë e ka shoqëruar.

Leksioni që nuk po mësohet

Por, një leksion i tillë nuk u mësua kurrë mjaftueshëm nga bizneset në Kosovë. Bizneset, të cilat shumica e atyre që tregtojnë me Serbinë, për shumë kohë nuk kanë vepruar kundër saj, duhet të mësojnë se si të pengohet armiku, avancimi i tij më tej, apo edhe shkaktimi i humbjes për të.

Sulmet e armatosura në veri ndaj institucioneve të Kosovës janë një sinjal i qartë sërish se bizneset duhet të mendojnë se me tregtimin e tyre me Serbinë, kë po e ndihmojnë më shumë, Serbinë apo Kosovën!

Lufta speciale e Serbisë, përfshirë me sulme të tipit ‘gueril’, po dëshmon se është e gatshme edhe të luftojë kundër Kosovës, dhe madje të provojë pushtimin e pjesëve të caktuara.

Serbia qartazi është duke u motivuar nga Rusia, përveç se edhe është e detyruar t’i respektojë marrëveshjet me të.

Andaj shqiptarët duhet të kenë durim dhe të presin deri në falimentimin e Rusisë! Gjërat pastaj do të lehtësohen për ne, dhe sigurisht se do të vështirësohen për miqtë e Rusisë dhe Putinit.

Ndërkohë, spastrimi i vendit nga bandat kriminale duhet të vazhdojë, shumë prej të cilave kontrollojnë dhe posedojnë media të caktuara!

“102 ditë deri në falimentim”

“102 ditë deri në falimentimin e vendlindjes së Nabiullunas!”, jep shpresë ish-bankieri shqiptar, Emanuel Bajra, duke e komentuar në fb, një deklaratë të drejtores së Bankës Qendrore të Rusisë, e cila ankohet, se ‘të gjitha shtetet po na përplasin dyert para fytyrës”!

Ndërsa, për kompaninë amerikane Moody’s të shërbimeve financiare, por edhe të financave dhe ekonomive shtetërore, Rusia është ekonomi në prag të falimentimit, gjë që mbetet të konfirmohet data 4 maj, është ditë e rëndësishme për ta kualifikuar Rusinë si shtet i falimentuar.

Ndërsa, sipas Oxford Economics, falimentimi i Rusisë do të jetë shumë i rëndë si proces socio-ekonomik dhe shumë traumatik.

Fati i saj tashmë duket se është në duart e FED-it amerikan, i cili pritet t’ia konfiskojë të gjitha asetet Bankës Qendrore të Rusisë në muajt në vazhdim.

Sipas, agjencisë Rojters, që citon Moody-in, nëse Moska deklarohet se nuk mund të paguajë, ky do të ishte rasti i parë i madh, që Rusia nuk shlyen obligacionet e huaja, që nga vitet pas revolucionit bolshevik të vitit 1917, megjithëse Kremlini thotë se Perëndimi po e detyron një falimentim duke i vendosur sanksione gjymtuese.

Sipas këtyre njoftimeve, Rusia bëri një pagesë më 4 prill për dy obligacione sovrane – të maturuara në 2022 dhe 2042 – në rubla dhe jo në dollarë, që ishte mandatuar të paguante sipas kushteve të letrave me vlerë.

Rusia “prandaj mund të konsiderohet se dështoi të shlyente detyrimet (mospagim) sipas përkufizimit të Moody’s nëse ekonomia e saj nuk shërohet deri më 4 maj, që është fundi i periudhës së hirit”. Por, duket se ky skenar se ka asnjë shans që të ndodhë, ‘shërimi’ i ekonomisë ruse, përkundrazi do të vazhdojë thellimi i krizës edhe për disa muaj!

Ekonomia e Rusisë po bie përtokë, diplomacia e saj, kultura e saj politike dhe bashkë me të me shumë gjasë edhe ajo e Serbisë!

Comment

*