Falja e Fitër Bajramit në Tiranë do të bëhet në Sheshin “Skënderbej”

Tiranë, 11 naj 2021 – Komiteti Musliman i Shqipërisë njoftoi se falja e Fitër Bajramit në Tiranë do të bëhet në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Dita e parë e Fitër Bajramit është të enjten, më 13 maj.

Manifestimi qendror do të nisë orën 05:40, kurse lutja e Bajramit do të nisë në orën 06:10. Lutjen do ta udhëheqë Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.

Lutjet e Bajramit në Tiranë tradicionalisht bëhen në Sheshin “Skënderbej”. Por, vitin e kaluar ato nuk u zhvilluan në xhami apo në ambiente publike, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë së kosonavirusit.

Situata aktuale pandemike në Shqipëri është mjaft e qetë. Dy javët e fundit, numri i rasteve të reja pozitive ka ardhur duke u zvogëluar vazhdimisht.

(r.m.)

Comment

*