Familja Haliti ngre dyshime mbi vdekjen e tre familjarëve në Shqipëri

Prishtinë, 9 maj 2021 – Familja Haliti nga Gjilani ka hedhur dyshime mbi vdekjen e tre anëtarëve të familjes në Shqipëri.

Afrim Haliti, 56 vjeçar, bashkëshortja e tij, Ferzinazja, 47 vjeçare, dhe nëna e tij, Elfetja, vdiqën në Spitalin e Tiranës. Afrimi dhe Elfetja vdiqën të premten, ndërsa Faerzinazja vdiq të shtunën.

Familja nga Gjilani kishte hkuar për pushime, në shtëpinë e vet në Gjirin e Lalzit. Pas problemeve të para shëndetësore, të tre anëtarët e familjes kishin kërkuar ndihmë në qendrën shëndetësore në Manzë, ku u janë dhënë disa barna dhe janë liruar nështëpi. Por, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, prandaj janë drejtuar për në Spitalin e Tiranës, ku kanë ndërruar jetë.

Afrimi dhe e ëma, Elfetja, kanë vdekur të premten, ndërsa bashkëshortjae Afrimit, Ferzinazja, ka vdekur të shtunën.

Sipas informacioneve të para zyrtare, dyshohet se anëtarët e familjes Haliti kanë vdekur nga helmimi me këpurdha. Por, biri i çiftit Haliti e cilëson të shyshimtë vdekjen e prindërve dhe të gjyshes. Ai ka treguar se ka ngordhur edhe qeni i familjes, ndonëse, sipas tij,  qeni nuk han kërpudha.

“Ne e kemi pasur edhe një qen që ka qenë atje, me prindërit. Edhe Qeni ka ngordhur dhe ne nuk dimë që qeni konsumon kërpudha dhe pse ka ngordhur. Qeni e ka pasur ushqimin e vet. Kjo më shtyn të mendoj që vdekja është shumë e dyshimtë”, ka thënë djali i familjes Haliti.

Ai i akuzon për neglizhencë mjekët e qendrës shëndetësore në Manzë, kur të ndjerët kishin shkuar për ndihmë mjekësore.

“Diçka që është shqetësuese për ne dhe e papërballueshme për familjen tonë është neglizhenca dhe trajtimi jo i duhur në shërbimin shëndetësot në Manzë. Të tre pacientët me shkuar me të njëjtat simptoma dhe janë kthyer në shtëpi me barna, pa analiza e pa ekzaminime mjekësore. Pa kurrfarë përkushtimi janë liruar pacientët në atë gjendje. Kjo është diçka joprofesionale për çdo njeri që i thotë vetes mjek. Kam kontaktuar me Afrimin përmes telefonit. Ka thënë se kanë qenë në spital, kanë kaluar vetëm me një serum dhe i kanë liruar. Kanë shkuar në shtëpi me barna. Çdo njeri që i ka parë në atë gjendje ka mundur ta konstatojë se diçka nuk është në rregull. Nuk guxon pacienti të lirohet në atë gjendje. Ishin tre pacientë”, ka thënë i biri i familjes Haliti nga Gjilani.

Ai e ka akuzuar edhe personelin e Spitalit të Tiranës, ku tre familjarëve të ndjerë u është dashur t’i prisnin tri orë rezultatet e disa analizave.

“Në spitalin e Tiranës kemi pritur tri orë për analiza. Jam konsultuar me mjekun aty në spital dhe e kam pyetur se çka mund të bëjmë më shpejt, por ai më ka thënë se tashti është shumë vonë. Për disa analiza më ka thënë që dërgohen në laboratorin e tij privat. Kur i kam marrë analizat, pas tri orësh, ai më ka thënë se do të duhej bërë më shumë analiza, por është shumë vonë”, ka treguar ai.

“Sipas mjekëve me të cilët jemi konsultuar, këtu në Gjilan, sjellja e mjekëve në Gjirin e Lalzit dhe në Tiranë ka qenë joprofesionale”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se edhe prokuroria e konsideron rastin si vdekje të dyshimtë, prandaj ka iniciuar hetimin e rastit.

“Është shumë herët të flasim për të tilla gjëra. Ndjekja vetëmsa ka filluar. Policia e ka filluar ndjekjen. Mjekësia ligjore do ta thotë fjalën e vet. Ato procedura janë kryer, sepse kjo ëshë konsideruar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë ajo.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës ka bërë me dije se dy mjekët që ua kanë dhënë ndihmën e parë në Manzë janë proceduar në gjendje të lirë me akuzën për mjekim të pakujdesshëm.

(r.m.)