FIFA me dënime të rrepta kundër racizmit

FIFA ka miratuar dënime të rrepta për racizmin në futboll, përfshirë edhe degradimin eventual të klubeve për shkelje të rënda.

Federata Botërore e Futbollit ka miratuar rezolutën në kongresin e saj në Mauritius.

Rregullat e reja parashohin që shkelja e parë ose e vogël të dënohet me paralajmërim, gjobë apo ndeshje me dyer të mbyllura.

Shkeljet serioze apo të përsëritura mund të ndëshkohen me zbritje të pikëve, degradim nga tabela apo përjashtim nga turneu.

Presidenti i FIFA-s, Seph Blatter, ka shfaqur shpresën se “rregullat e reja do të dërgojnë sinjal të fuqishëm te racistët, se koha e tyre ka marrë fund”.