Fillon hetimi nga SPAK-u për Drejtuesin e Prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka

Çështja u hap pasi u shënua procedimi penal numër 266 pasi Papadhimitri ka treguar se ka ofruar 3 mijë euro.

Knid Ndrenika

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) nisi hetimin për Drejtuesin e Prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka me dyshimet për korrupsion.

Prokurori i SPAK-ut Dritan Prençi vendosi të regjistrojë procedim penal për korrupsion edhe ndaj avokatit të Gjirokastrës, Shpëtim Maçi si dhe shtetasit Thanas Papadhimitri.

Fillimisht hetimin e hapi Prokuroria e Gjirokastrës dhe më pas Byroja Kombëtare e Herimit, strukturë e SPAK-ut e tërhoqi dosjen për veprime në tetor 2021.

Çështja u hap pasi u shënua procedimi penal numër 266 pasi Papadhimitri ka treguar se ka ofruar 3 mijë euro.

Të ngarkuar me dosjen janë hetuesi i BKH-së Mikeljan Shkalla si dhe prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi.

Shtetasi Papadhimitri zgjodhi avokat mbrojtës Shpëtim Meçin për një çështje të tij.

Ndërkaq, avokati Meçi u angazhua që ta zgjidhte çështjen dhe ta mbyllte rastin me një mitdhënie 3000 Euro.

Avokat Meçi pretendoi se 1500 Euro do t’i jepeshin prokurorin Drejtues të Gjirokastrës, Julian Çafka dhe 1500 të tjera gjyqtarit të rastit.