Fillon Kampionati Evropian i Futbollit

Romë, 11 qershor 2021 – “Euro 2020” e ngriti siparin në Romë.  Kompeticioni më i rëndësishëm futbollistik në Evropë, nisi me ndeshjen Italia -Turqia.

Për evenimentin e shtyrë për një vit për shkak të pandemisë sëkoronavirusit dhe të pritur me padurim nga tifozët e sportit tëfutbollit, në Romë u zhvillua një ceremoni spektakolare. Tifozët e përmalluar të sportit më të popullarizuar, ne hyrje të stadiumit u pritën nga  dy ndër ikonat e futbollist romak e italian, ish-kapitenët e Romës dhe Lacios, Françesko Toti dhe Alesandro Nesta.

Dy kampionët e botës e udhëhoqën turmën dhe e ndoqën  një trajektore të një topi futbolli që dy kampionët e botës lëshuan në qiell në vitin 2006, së bashku me 14-16 mijë spektatorët.

Në të njëjtën kohë mbi kokat e tyre dhe mbi qiellin e stadiumit “Olimpico” kaluan me shpejtësi dhe me lëvizje akrobatike “Shigjetat Trengjyrëshe”, skuadra ushtarake e forcave ajrore, e cila ngjyrosi qiellin me flamurin italian.

Në fushën e lojës nuk munguan kurrsesi as banda muzikore e Policisë së Shtetit italian, me uniformën historike, të cilët luajtën partiturat e tyre dhe panë ngritjen në qiell të 24 topave gjigantë, secili me simbolin e njërës nga kombëtaret  pjesëmarrëse në “Euro 2020”.

Në stadium zbriti edhe Andrea Boçeli, i cili këndoi arien e Turandotit “Askush të mos flejë”, ndërsa 24 topat gjigantë të ngritur në ajër e krijuan një top të vetëm, si simbol për shpitin e bashkuar të “Euro 2020”. Pastaj në qiell, sipër stadiumit “Olimpico”, shpërthyen fishekzjarre të shumta shumëngjyrëshe.

Ceremoni e hapjes së “EURO 2020” u përmyll me “himnin” e tij, “We are the people”, kënduar nga Martin Garriks, Bono dhe The Edge, të cilët performuan në mënyrë virtuale, falë teknologjisë supermoderne, duke shtuar edhe më shumë emocionet e futbolldashësve anembanë botës.

Tani fillojnë emocionet e garës. Ekipet e 24 shteteve do të luftojnë për Kupën e “EURO 2020”.  Ndeshtjet do të zhvillohen në  11stadiume të shteteve evropiane, kurse ndeshja finale do të zhvillohet në stadiumin e famshëm të Londrës, “Wembly”.

(r.m.)