Fillon në Tiranë Kampionati Europian i Peshëngritjes

Dikur në Shqipëri, kjo do të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Pak veprimtari mbarëeuropiane mbahen në vendin tonë. Kampionati i 30 i Europës në Peshëngritje ka filluar dje në Tiranë. Kjo zgjedhje është dëshmi e përparimit të jashtëzakonshëm në vite të shqiptarëve në këtë sport.
Ceremonia zyrtare u mbajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku do të zhvillohen edhe garat e Europianit. Mijëra vetë ishin mbledhur për të parë parakalimin e ekipeve kombëtare me flamurët përkatës të 32 vendeve pjesëmarrëse, në paradën e hapjes.
Fjalimin zyrtar e mbajti sipas traditës i presidentit të federatës së peshëngritjes, të vendit organizator, Elez Gjoza. Ai falënderoi homologun evropian dhe i uroi fat kombëtares kuqezi që këtë edicion ka mbi vete edhe peshën e rëndë të përfaqësimit sa më dinjitoz përpara publikur vendas.
Në vijim të ceremonisë, fjalën e mori presidenti i federatës evropiane të peshëngritjes, Antonio Urso, i cili falënderoi autoritetet më të larta shqiptare për organizimin në kohë rekord të europianit.
Në fund, pretendentja kryesore për medalje ari e kombëtares shqiptare, Romela Begaj u shfaq e entuziazmuar përpara publikut vendas, duke vënë theksin në rëndësinë që i jep kjo veprimtari sportit të peshëngritjes në Shqipëri.
Ngjarja ishte një rast për daljen e parë në publik, në detyrën e re të Ministrit të Kulturës Visar Zhiti, që gjithashtu mbajti një fjalë gjatë ceremonisë së fillimit të Kampionatit Europian të Peshengritjes.