Filmi “Zgjoi” po shfaqet në Nju York

Nju Jork, 6 nëntor 2021 – Aktorja Yllka Gashi ka bërë të ditur se filmi “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, mbrëmë ka filluar të shfaqet edhe në kinematë e Nju Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo, në një postim në Facebook, ka shkruar se në premierën e filmit ishte edhe miku i madh i shqiptarëve, ish-kongresmeni Eliot Engel.

“Mbrëmë “Zgjoi” filloi rrugëtimin e tij në New York!  Faleminderit shumë të gjithë atyre që na nderuan me ardhjen e tyre. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kongresmeni Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve, i cili na nderoi e komplimentoi për punën tonë!”, ka shkruar aktorja Gashi.

“‘Zgjoi’ do të shfaqet në New York në ‘Film Forum’ deri me 18 Nëntor. Për më shumë informata për shtete tjera në Amerikë, vizitoni faqen www.zeitgeistfilms.com”, ka shkruar Gashi.

Filmi “Zgjoi” u nderua me tri çmime në “Sundance Film Festival 2021”. Ky film, i cili bazohet në një ngjarje të vërtetë, e fitoi çmimin filmi më i mirë, çmimin për regjinë më të mirë dhe çmimin e publikut të festivalit.

Në muajin tetor, ky film u nderua me çmimin “Antigone d’or”, si filmi më i mirë në Festivalin Mesdhetar të Filmit “Cinemed” në Montpellier të Francës, dhe çmimin kryesor të Festivalit të Pavarur të Filmit në Osnabrück të Gjermanisë.

Javën që shkoi, aktorja Yllka Gashi u shpall aktorja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Valladolid të Spanjës.

May be an image of one or more people, people standing and text that says "FILM RIVETING. FORUM HIVE HOLLYWOOD REPORTER CHESS OF THE WIND "FEVERED ELEGANT. SEDUCTIVE." SPEER GOES TIMES TO HOLLYWOOD THE VELVET UNDERGROUND"May be an image of one or more people, people standing and indoorMay be an image of one or more people

May be an image of 3 people, people standing and indoorMay be an image of 4 people, people sitting and indoor(r.m.)