Flakët e zjarrit përfshijnë spitalin Covid në Tetovë, dyshohet për 9 viktima

Sipas raportimeve jozyrtare, dyshohet për 8-9 viktima, nga shpërthimi i zjarrit tek spitali Covid i Tetovës.

Sipas burimeve të Alsat, raportohet që viktimat të jenë pacientë dhe staf mjekësore.

Spitali modular është djegur tërësisht, ndërsa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit.

Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave, shkruan Alsat.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.  

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është nisur mbrëmjen e sotme për në Tetovë, pas informacioneve për zjarrin në spitalin modular.

′′Aktualisht jam duke udhëtuar për në Tetovë, ku fatkeqësisht ka shpërthyer një zjarr në qendër të Covidit. Në pak kohë, menjëherë pasi të shohim situatën, do të ndajmë publikisht informacionet se çfarë ka ndodhur në fakt atje. Apeloj për qetësi ndërsa presim detajet e kësaj katastrofe “, ka shkruar Filipce në rrjetet sociale.

oranews