Flamuri kuqezi u valvit edhe në Wall Street

Nga Beqir SINA

Përkundër faktit që në vendin mëmë – mëmëdheun tonë të dashur, vend origjinën tonë 28 Nëntori – Dita e Flamurit kuq e zi, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë festohet ose kremtohet – shënohet, vetëm në një ditë, në diasporë Amerikë e Kanada festohet një muaj.

Madje në Kanada dhe SHBA, simbas një tradite të hershme, prej kohës së klubeve të para shqiptare një shekull më parë,është traditë të festohet e gëzohet disa ditë para dhe pas datës 28 Nëntorit.Te shqiptarët në diasporë e në veçanti për dallim Kanada dhe Amerikë, festat tona komëtare festohen më shumë se në Atdheun tonë të dashur.

Një rast i tillë nuk u ka «shpëtuar» edhe dy punonjësve shqiptarë të një qiellgërvishtësi në New York.

Ali Skara ( nga Dibra) dhe Mentor Mata, (nga Mati) të cilët jo vetëm më 28 Nëntor, por edhe dy tre ditë më pas e mbajtën flamurin kuq e zi të ngritur në shtizën e një ndërtese gjigande (50 katëshe) në Wall Street – një pamje kreanarie që kishte rrëmbyer si treguan ata edhe kurreshtjen e vizitorve të shumtë në distriktin e famshëm financiar.

Wall Street është zemra e zhurmshme financiare e qytetit, të New York-ut me rrokaqiejt vezullues. Trotuaret zhurmojnë gjatë çdo dite të javës dhe, pas punës, turistë, vizitorë, dhe punëtorë profesionistë, të rinj e te reja mbushin restorantet dhe baret e South Street Seaport dhe Stone Street vetëm për këmbësorët. Memoriali dhe muzeu i zymtë Kombëtar i 11 Shtatorit, në gjurmët e Kullave Binjake, është gjithashtu këtu. Mbi të gjitha është observatori në majë të Qendrës Botërore të Tregtisë