Flamuri shqiptar lartësohet në Beograd, Abakarov bëhet kampion botëror në mundje

Beograd, 17 shtator 2022 – Flamuri shqiptar është ngritur lart në Beograd, në arenën sportive ku po mbahet Kampionati Botëror i Mundjes.

Mundësi i natyralizuar shqiptar Zelimkhan Abakarov e ka nderuar flamurin dhe himnin e Shqipërisë. Ai ka fituar titullin e botës në kategorinë deri 57 kg në stil të lirë.

Ky është suksesi më i madh i Shqipërisë në sportin e mundjes.

Në ndeshjen finale, Abakarov triumfoi ndaj amerikanit Thomas Patrick Gilman. Ai pati një paraqitje të shkëlqyer ndaj amerikanit, të cilin e mundi bindshëm, 7:2.

Abakarob dominoi në kategorinë deri 57 kg, duke i mposhtur të gjithë rivalët e tij në tapet.

Zelinkham Abakarov është nga Çeçenia dhe garon për Shqipërinë.

(r.m.)

 

Comment

*