“Forumi i Bledit në hije të Ballkanit të hapur”

Bled (Slloveni), 1 shtator 2021 – Të mërtën në mbrëmje, në prag të Forumit Strategjik të Bledit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shtruar darkë për kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Tre mbështetësit e nismës “Open Balkan” kanë darkuar në restoranin “Zemono”, në qytezën Vipava,  pronar i të cilit  është Tomazh Kavçiq, konsull nderi i Sernisë në Slloveni.

Vuçiq ka publikuar nga darka edhe një fotografi të përbashkët me Ramën e Zaevin, në diçiturën e së cilës e ka shpërfillur Forumin Strategjik të Bledit, ndërsa e ka afirmuar nismën “Open Balkan”.

“Forumi i Bledit në hije të Ballkanit të hapur. Mirë se erdhët të dashur miq”, ka shkruar Vuçiq.

Tomazh Kavçiq, pronari i restoranit ku kanë darkuar Vuçiqi, Rama e Zaevi, vlerësohet si një prej kuzhinierëve më të mirë në rajon. Emërimi i tij përkonzull nderi të Serbisë  nuk e ka habitur askënd, sepse ai është shpesh “mysafir” në Beograd.

(r.m.)

Comment

*