Fotografi të rralla të vitit 1990: Rugova dhe delegacioni nga Kosova në Kongresin Amerikan

Nga arkiva e veprimtarit të dalluar të komunitetit zotit Zabit Bytyqi i cili i ka fotografuar vetë gati 33 vjet më parë

Nga Beqir Sina

NEW YORK

Në prill të vitit 1990, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane sponsorizoi një delegacion udhëheqësish shqiptarë nga Kosova për të dëshmuar kundër sundimit të Millosheviçit në Kosovë në një seancë dëgjimore historike të Kongresit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën në Uashington si dhe për t’u nderuar në një darkë historike në Hotel Sheraton në New York City , të ndjekur nga 2,700 Shqiptaro Amerikanë, për të “Përshëndetur Lirinë dhe Demokracinë për Kosovën”.

Në këto fotografi. nga arkiva e veprimtarit të dalluar të komunitetit zotit Zabit Bytyqi i cili i ka fotografuar vetë gati 33 vjet më pare, shihen personalitete të shumta me rëndësi dhe ndikim në politikën kosovare, të asaj kohe, përfshirë këtu edhe vetë organizatorin e dëshmisë së parë, në Kongresin e Amerikan, Joseph DioGuardin.

Në krye të delegacionit shqiptar ishin Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Fehmi Agani, e të tjerë. Dallohet edhe arbëreshi Anton Belushi.

Këto fotografi janë shkrepur gjatë takimeve në New York City, dhe Washington D.C., takimet në Kongresin Amerikan, ku më shumë se 30 personalitetet e larta nga Kosova, erdhën që të kërkojnë Republikën e Kosovës. 

Si shihet edhe në këto fotografi në Washington në këto takime të veçanta është përfshirë, edhe Dr. Elez Biberaj, Ambasadori William Edëin Ryerson, veprimtari Harry Bajraktari, flinatropisti I madh shqiptar Xhim Xhema, e të tjerë.