Francë: Një i ri me origjinë serbe prezanton Marine LëPenin në debatin presidencial rinor

Nga Ruben Avxhiu

Një kanal televiziv francez (LCI) ka organizuar një debat presidencial përpara zgjedhjeve në Francë.

Por, nuk do të kandidojnë kandidatët vetë, por 8 të rinj që do t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë pikëpamjet e tyre.

Më bëri përshtypje se kandidaten e Frontit Nacional, Marine LëPën, do ta përfaqësojë një i ri, me origjinë serbe, Al (Aleksandar) Nikolic.

Marine LëPen është shprehur hapur kundër pavarësisë së Kosovës, madje ka premtuar ta rishikojë vendimin e Francës. Lajmi i mirë është se, ashtu si në 2017 dhe më parë, mundësitë e zonjës LëPen që të zgjidhet janë të vogla. Lajmi keq është se pikëpamjet proserbe po forcohen në të djathtën e skajshme francize, ndërkohë që kjo e fundit po forcohet në politikën franceze.

Franca si “Kosova”

Akoma më të skajshme antishqiptare për Kosovën ka kandidati Eric Zemmour, i cili ka përqafuar teorinë konspirative sipas të cilës shqiptarët kanë emigruar në Kosovë, në vitet e fundit duke zhvendosur politikën brendshme. Zemmour e tregon me bindje këtë histori të shpikur, duke trembur francezët me skenarin sipas të cilit myslimanët janë duke pushtuar në mënyrë të ngjashme Francën, ashtu si shqiptarët Kosovën. Duke emigruar, duke kërkuar të drejta dhe pastaj duke ua imponuar vullnetin e tyre francezëve.

Nikolic ka lindur në Francë dhe është francez, por me baba serb e nënë portugeze. Në përplasjen që ka përçarë të djathtën ai i ka mbetur besnik Marine LëPenit.

Me të majtën shumë të dobësuar, zgjedhja e vetme e arsyeshme për francezët do të ishte përsëri Presidenti Francois Macron, me të mirat dhe të këqiat e tij. Kjo mbase do të ishte zgjedhje e preferuar edhe për shqiptarët dhe mbarë Europën.