Freedom House: Demokracia në rënie për të shtatin vit rradhazi

imagesNga Frank Shkreli

Si çdo vit edhe sivjet, organizata Freedom House (Fridëm Haus), një organizatë këjo e pavarur me qendër në Washington, misjoni i së cilës është zgjërimi i lirisë anë e mbanë botës, mbështetja e zhvillimeve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, botoi raportin vjetor për këtë vit në të cilin vlerësohen liria dhe zhvillimet demokratike ose mungesa e tyre, anë e mbanë botës.
Në njoftimin për media me rastin e botimit të raportit për vitin 2013, Freedom House thotë se raporti i sivjetëm mbi “Lirinë në Botë’’ tregon se për të shtatëtin vit me radhë, liria në botë gjatë vitit që kaloi ka shënuar më shumë rënje se sa zgjërim. Për më tepër, thekson raporti, të dhënat e raportit tregojnë dhe pasqyrojnë ndërmarrjen e një fushate persekutimesh në rritje e sipër nga diktatorët anë e mbanë botës, kundër lirisë dhe të drejatve të njeriut, veçanërisht drejtuar kundër orgnaizatave të shoqërisë civile dhe medias së pavarur. Arç Pudington, nëndrejtor për kërkime i Freedom House tha se të dhënat e mbledhura nga orgnaizata e tij, venë në dukje se, ”autoritarët modernë po bëhen më të sofistikuar”, duke shtuar se megjithëse ata , ”tregohen më të kuptueshëm, ata shtrëmbërojnë dhe abuzojnë me kornizat ligjore dhe i përshtaten kollaj teknikave të propagandës moderne.” Ai shton se, ”Sidmos ç’prej Pranverës Arabe, ata (diktatorët) janë nervoz nga lëvizjet popullore për liri e demokraci, gjë që çon në intensifikimin dhe persekutimin nga ana e tyre, të lëvizjeve popullore për ndryshim”.
Raporti flet për rënje të dukshme të lirisë gjatë vitit që kaloi, ndër të tjera, në Kazakistan, Kenia, Mali, Nigjeri dhe në zonën evropiane, përmenden Rusia Turqia dhe Ukraina, si vendet ku është shënuar një rënje e dukshme e lirive civile në përgjithësi. Freedom House thotë se të dhënat mbi gjëndjen e lirisë ishin posaçërisht ogurzeza për disa vende të Euroazisë. Rusia, thuhet në raport, ka marrë një drejtim vendosmërisht për më keq ç’prej se Vladimir Putin-i është këthyer në detyrën e presidentit. Freedom House thotë se pasi ai anashkaloi dhe margjinalizoi opozitën formale politike, Putini dekretojë një numër ligjesh që kanë për qëllim t’i marrin frymën opozitës në rritje e sipër nga grupe të ndryshme të shoqërisë civile. Dekretet e reja të imponuara nga udhëheqsi rus Putin, sipas Freedom House, vendosin dënime të rënda për bërjen e demonstratave të pautorizuara, dhe u kufizojnë grupeve të shoqërisë civile të drejtën që të mbledhin fonde për veprimtarinë e tyre dhe në të njëjtën kohë, vendosin kontrolle te reja mbi përdorimin e internetit në Rusi. Si përfundim, thuhet në raport, e gjithë zona e ish- Bashkimit Sovjetik, me përjashtim të tri vendeve baltike, rivalizon Lindjen e Mesme, si njëra prej zonave më shtypëse e lirive në botë, ku udhëheqsit autokratë qeverisin në shumicën e 12-vendeve të atij rajoni, duke e bërë këtë si një ndër rajonet më pak të lira në botë.
Ndërsa theksohet se shtypjet e lirisë po shtohen dukshëm në një numër vendesh anaë e mbanë botës, raporti i Freedom House u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera demokratike që të tregojnë udhëheqje më të vendosur në luftën për liri e demokraci. Raporti kritikon administratën amerikane të Presidentit Barak Obama si edhe opozitën Republikane për dështimin e tyre që të tregohen udhëheqës në përpjekjet për zgjërimin e lirisë dhe të demokracisë anë e mbanë botës. Presidenti i Freedom House, David Kramer, tha në lidhje me këtë se ”nga e kaluara kemi mësuar se normalisht liria sigurohet me pjesëmarrjen dhe mbështetjen aktive të vendeve demokratike, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane. Dhe ndërkohë që këto vende kanë vendosur të mos jenë pjesë e përpjekjeve për sigurimin e lirisë në botë, atëherë, rezultati zakonisht është humbja dhe shtypja e lirisë kudo në botë.”
Është ironik fakti, sipas Freedom House, se ky mos interesim nga vendet demokratike perëndimore në mbështetje të lirisë anë e mabnë botës, po ndodhë në një kohë rezistenca kundër shtypjeve anë e mbanë botës, është më e madhe se kurdoherë tjetër. Thuhet në raport se disidentët anti-komunistë të cilët luftuan për të drejtat e njeriut dhe për liritë themelore gjatë Luftës së Ftohët — shpesh të izoluar dhe anonim — janë zëvendësuar tani me lëvizje të cilat gëzojnë përkrahje nga shtresa të dukshëme të shoqërisë.
Në lidhje me Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara raporti i Freedom House thotë se megjithëse këto vende vazhdojnë të jenë të mbërthyera nga kriza ekonomike dhe ndërkohë që Evropa, gjatë vitit të kaluar ka parë një rritje të dukshme të ndjenjave nacionaliste si përfundim i rritjes së fluksit në numërin e imigrantëve, këto vende megjithëkëto sfida kanë mundur të përballen me këto probleme pa dobësuar respektin tradicional për standardet demokratike dhe liritë civile në këto vende.
Freedom House, Shqipërinë dhe Kosovën i renditë midis 58-shteteve të botës duke i vlerësuar ato si vende me liri të pjesëshme, kategori këjo që — sipas Freedom House, është një vend në të cilin mbizotëron një respekt i kufizuar për të drejtat politike dhe liritë civile dhe një vend i cili shpesh vuan nga një ambijent korrupsioni dhe nga një regjim i dobët ligjor.