Freedom House: Kosova shënon kthim prapa në demokraci

Uashington, 28 prill 2021 – Organizata ndërkombëtare “FreedomHose”,e cila merret me kërkimepër shkallën e demokracisë, lirisë politikedhe të drejta të njeriut, ka vlerësuar se Kosova ka shënuar kthim prapa në nivelin e demokracisë gjatë vitit 2020.

Në tabelën e Freedom House, Kosova është vlerësuar me 3.14 pikë, derisa vitin e kaluar, kur kishte shënuar ngritje në krahasim me vitin paraprak, ishte vlerësuar me 3.18 pikë.

Ky prapakthim në Kosovë shënoheët për herë të parë pas pesë vjetëve.

Sipas raportit të Freedom House për vitin 2020, Kosova vazhdon të mbetet në grupin e regjimeve hibride/demokracive tranzicionale.

Rënie është shënuar në kategorinë e qeverisjes demokratik. Në raportin e vitit 2019 ajo ishte vlerësuar me 2.75 pikë, ndërsa në raportin e këtij viti është vlerësuar me  2.50 pikë.

Vlerësimet për pavarësinë e gjyqësorit dhe për luftimin e korrupsionit në Kosovë për vitin 2020 mbeten po ato të vitit 2019. Derisa paravësia e gjyqësorit  është vlerësuar me 2.50 pikë, ndërsa shkalla e luftimit të korrupsionit është vlerësuar me 2.25 pikë.

Në raportin e Freedom House vlerësohet tranzicioni i pushtetit në Kosovë, por mbetet e paqartë nëse ndryshimet në qeverisje do të ndikojnë në përmirësim të institucioneve demokratike.

Por, në raportin e Freedom House tërhiqet vërejtja se ideja për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, të cilën e mbështet Lëvizja Vetëvendosje,mund të trazojë mbarë rajonin.

“Ndonëse fitorja e Partisë Vetëvendosje përbën shkëputje të mirëfilltë nga status quo-ja, mbështetja që ka kjo parti për bashkim me Shqipërinë, mund të trazojë gjithë rajonin”, kanë thënë hartuesit e raportit.

Raporti përmend edhe rritjen e pjesëmarrjes sëqytetarëve të Kosovës në zgjedhje për 3.4 për qind më shumë se në zgjedhjet e vitit 2019 dhe për 7.7 për qind më shumë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Në raportin e organizatës ndërkombëtare “Frredom House” analizohen qeverisjet në 29 shtete të Evropës Qendrore dhe Azisë Qendrore.

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, rënie e nivelit të demokracisë është shënuar edhe në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnjë  e Hercegovinë është shënuar përparim.

Vlerësimet për secilin shtet bëhen në bazë të ngjarjeve dhe proceseve që zhvillohet në periudhën janar-dhjetor.

(r.m.)

Comment

*