FSK është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë e goditur nga përmbytjet

Prishtinë, 12 dhjetor 2021 – Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për përballimin e situatës së rëndë atje të krijuar pas reshjeve të dendura gjatë 24 orwve tw fundit.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se këtë gatishmëri ia ka shprehur Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi.

“Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri. Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave. Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë njoftoi se intensiteti i reshjeve është shtuar shumë 24 orët e fundit.

Shqetësuese është situata e krijuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa në urën e Mifolit. Kjo ka shkaktuar përmbytje në fshatin Novoselë dhe në fshatin Ferras.

May be an image of natureMay be an image of nature, mountain, body of water and tree

(r.m.)