Fundi i syzeve të leximit?

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) është duke shqyrtuar një ilaç që hidhet me pikatore në sy dhe që heq nevojën e syzeve të leximit.

Kompania “Allergan Eye Care” që e ka prodhuar nuk i ka dhënë ende një emër këtij lëngu që nëse aprovohet do të sjellë ndryshime rrënjësore në një nga problemet e moshës që prek gati të gjithë njerëzit duke filluar prej moshës 40-vjeçare.

Nga provat e kompanisë vetëm 5% e të testuarve kanë pasur probleme anësore si skuqje sysh dhe lotim. Një ilaç i ngjashëm përdoret me njerëzit me sëmundjen e glaukomës. (Ruben Avxhiu)