Fundo tallet me Bashën: Kot ngatërrohesh me ringjet e të tjerëve, boksi do burrëri dhe ti s’je i tillë

Fitorja e boksierit Florian Marku mbrëmjen e sotme në Londër përballë rivalit ukrainas ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Të shumtë janë ata që e kanë uruar, ndërsa nuk ka munguar as postimi i kreut të PD Basha.

Në reagimin e tij. Basha e cilëson triumfin e Markut, të jashtëzakonshëm.

Ky koment i Bashës, nuk i ka shpëtuar as syrit të gazetarëve, i cili si për analogji nuk shkon aspak me situatën në të cilën kreu i PD e ka katandisur partinë e tij.

Duke hequr një paralelizëm, gazetari Elvi Fundo, i bën thirrje kreut të PD të mos ngatërrohet me rigjet e të tjerëve, ndërkohë që largohet nga ringu vet me bisht ndër shalë.

Boksi do burrëri, e ti s’je as i tillë, vijon Fundo me reagimin e tij.

Boksi quhet ndryshe nobel sport. Ti nuk di as të boksosh as të jesh nobel (në shqip fisnik).

 
 
 
 
 
 
 

Në box shtirja, hilja dhe shitja e ndeshjes, si ka treguar historia, shkakton drama njerëzore.

Pse ngatërrohesh kot në ringjet e të tjerëve ndërkohe që me bisht ndër shalë, i largohesh ringut ku, litaret e të cilit i ke lidhur vete dhe, bën komente për ndeshjet e një kategorie që as nuk e shikon dot as nga larg.

Ik Lulëzim shiko sportin tend burbon, kategori qe ti vete e ke ngritur dhe lëri peshat e rënda të merren me box.

TI NUK HYN AS TEK PESHA PUPËL. BOKSI DO BURRERI TI SJE I TILLË./CNA.al

Comment

*