Gabriel Escobar e viziton ambasadën e Kosovës në Uashington

Uashington, 17 dhjetor 2021 – Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, ku është pritur nga ambasadori  Ilir Dugolli.

Ambasadori i Kosovës, në një postim në Tëitter, ka shkruar se me të dërguarin amerikan për Ballkanin kishte një diskutim të frytshëm mbi një sërë çështjesh. Ai ka shkruar se në takim është rokonfirmuar objektivi i përbashkët përthellimin e mëtejmë të marrëdhënieve të veçanta mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Kënaqësi të takohem me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar për një diskutim të frytshëm mbi një sërë çështjesh dhe të rikonfirmojmë objektivin tonë të përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet e veçanta Kosovë-SHBA”, ka shkruar Dugolli.

Gabriel Escobar, i dërguar i posaçam i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka një rol shumë të rëndësishëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, që zhvillohet  me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Diplomati i lartë amerikan ka shprehur qëndrimin tashmë  të njohur të administratës së Presidentit Joe Biden se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë të dy vendeve.

(r.m.)