Gabriel Escobar vizitoi Ambasadën e Kosovës në Uashington

Uashington, 22 tetor 2021 – Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka vizituar sot ambasadën e Kosovës në SHBA.

Escobar, i cili është emisar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, është pritur nga ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në SHBA, Valdet Sadiku.

Njoftimi për takimin është publikuar në llogarinë e Ambasadës së Kosovës në SHBA në Twitter.

“Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Valdet Sadiku, priti sot Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Escobar, në Ambasadën tonë. Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme!”, thuhet në njoftim.

Escobar e ka zëvendësuar Matthew Palmerin në pozitën e emisarit të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Departamenti i Shtetit i ka bërë disa zëvendësime në misionet  diplomatike amerikane në rajon.

(r.m.)

Comment

*