Gazetari franko-shqiptar, Çobani: Përjashtimi i Berishës, goditje e rëndë për PD-në

Ditën e sotme u shënua 23 vjetori i ekzekutimit të liderit historik Azem Hajdari. Ajo që u vu re ishte mungesa e ish-kryeministrit demokrat Sali Berisha në përkujtimoren e organizuar.

Gazetari shqiptaro-francez me banim në Lion, Genci Çobani i ftuar në studion e RTV Ora i pyetur nëse ky është një sinjal që përplasjet në PD do të shkojnë më tej u shpreh se vendimi i Bashës ka të bëjë me atë që quhet dezinstalim i klasës së vjetër politike.

Çobani: “Vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën nuk është i lehtë pasi ne e dimë se cili është Berisha, influencën e tij në këtë parti. Për mendimin tim nuk ka të bëjë me një aferë, por ka të bëjë me një dezinstalim i klasës së vjetër politike. Berisha ishte i fundit në këtë klasë. Ka ndodhur kudo në botë zëvendësimi i klasës së vjetër me klasën e re, natyrisht jo me ndërhyrjen e ambasadës amerikane.”

Sipas Çobanit, përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar është një goditje e rëndë për PD-në dhe do të ketë kosto.

Çobani: “Nëse Berisha nuk do të kishte rikandiduar, nuk do të kishte arritur puna te “non grata.” Edhe përjashtimi i tij nga grupi parlamentar filloi te shpallja “non grata.” Është një goditje e rëndë për Partinë Demokratike sepse Berisha është ai që është, e njohim të gjithë, kontributin e tij në PD, pozitiv apo negativ nuk ka rëndësi, por është një person shumë influent. Do ketë një kosto. Ajo që nuk i intereson botës, kur flas botës flas për ata që drejtojnë dhe mund të kenë influencë absolute në Shqipëri, siç mund të jetë BE dhe Amerika është largimi i heronjve. Jo në kuptimin simbolik, por nëse do flisnim për kalimin e Shqipërisë nga diktatura në demokraci zoti Berisha mund të quhet një hero në atë moment, në atë revolucion. Ishte një revolucion sepse përmbysi një parti, solli një parti tjetër. Ishte një hero sepse drejtoi një parti që njihet si simbol i rrëzimit të diktaturës.”

Gazetari u shpreh se Berisha është një person influent në parti dhe në Shqipëri dhe për këtë arsye largimi i tij shkaktoi polemika të shumta.

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku Ora News

One Response to “Gazetari franko-shqiptar, Çobani: Përjashtimi i Berishës, goditje e rëndë për PD-në”

Read below or add a comment...

  1. Tom Gjergji says:

    Zoti Cobani heronjte vdesin heroikisht, kurse Sali Berisha po largohet nga jeta politike si antiamerikan, nje njolle qe e turperon ate. Ai ka pergjegjesi te drejtperdrejte per mosdenimin e krimeve te komunizmit,per moskrijimin e shtetit ligjor, per hapjen e rruges korrupsionit dhe pasurimit te paligjshem te klanit te tij dhe te familjes se tij. Ai dhe Ilir Meta kane pergjegjesine per kercenimin me nje kryengritje ne rast te deshtimit te zgjedhjeve te 25 prillit, gje qe solli si pasoje sjelljen e forcave te NATO-s ne Shqiperi per sigurimin tone.
    Azem Hajdari dhe Sali Berisha nuk kane qenë një pendë qe që ka bashkëpunuar në mirëkuptim për drejtimin e PD-së. Saliu e ka shtypur Azemin dhe e ka parë si rivalin që mund t’i merrte kryesinë e partisë. Kjo shpuri drejt eleminimit fizik të Azemit, si po thonë shokët e ngushtë të tij. Azemi u largua me nder nga jeta, kurse Sali Berisha pas shpalljes “Non grata” prej DASH po e mbyll karierën politike me një fatkeqësi shumë të madhe nga e cila nuk e shpëton dot askush. Ai ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mosdënimin e krimeve të komunizmit, për moskthimin e pronës tek pronarii vërtetë, për stimulimin e korrupsionit dhe të pasurimit të fisit të tij dhe të klanit të tij, për moskrijimin e shtetit ligjor, etj. Në të ardhmen kur të flitet për vlerat e Azem Hajdarit nuk do të përmendet Sali Berisha…