Gazetari i CNN-it: Anthony Albanese është arbëresh, siç jam unë

Atlanta, 23 maj 2022 – Për origjinën e Kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese, ka folur edhe gazetari i CNN-it, Andrew Kaczynski.

Në një postim në Twitter, Kaczynski ka shkruar se Albanese është shqiptar i Italisë, duke shtuar se edhe ai është arbëresh.

“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh, siç jam unë”, ka shkruar Kaczynski.

(r.m.)