Gërvalla: Asociacioni dhe “Ballkani i Hapur” – të dëmshme për Kosovën

Prishtinë, 2 nëntor 2021 –  Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka cilësuar të dëmshme për Kosovën Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.

‘Open Ballkan’ e Asociacioni janë dy tema që i kemi analizuar dhe janë të dëmshme. Po themi janë të dëmshme dhe të punojnë që t’ua shpjegojmë atyre që ia duan të mirën se janë të dëmshme”, ka thënë ajo gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.

Zonja Gërvalla ka thënë se formimi i Asociacionit do ta shndërronte Kosovën në një Bosnjë të dytë.

“Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë. Nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet që janë të dëmshme”, ka thënë ajo.

Shefja e diplomacisë kosovare ka folur edhe për vonesën e liberalizimit të vizave. Ajo ka thënë se vonesa e vendimit të këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian është e pashpjegueshme.

“Ka ende vende skeptike. Mbetet t’i identifikojmë faktorët. Ka shtete që na thonë se duhet forcuar sistemin ligjor. Ato duhet t’i bindim me rezultate konkrete. Tjetër, disa refuzime janë për shkak të zhvillimeve të brendshme në shtetet e tyre. Në dy prej shteteve ka ndodhur një ndryshim i vogël. Nuk do të përmendi data, por jemi të vetëdijshëm për pengesat reale”, ka thënë ajo.

Ministrja Gërballa kathënë se qeveria aktuale po punon në forcimin e statusit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, veçanërisht për njohje nga vendet që  nuk ekanë bërë këtë.

“Po punojmë si t’u qasemi pesë vendeve qe nuk e kanë njohur Kosovën. Statusi i Kosovës është dobësuar ndër vite. Ka pasur stagnime, veç së fundi na njohu Izraeli. Do të punojmë me shtetet që nuk na kanë njohur dhe me shtetet që na kanë njohur, por nuk kemi vendosur raporte”, është shprehur ajo.

Ministrja Gërvalla ka thënë se ministria që e drejton ajo po punon edhe për plotësimin e kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat përintegrim në Bashkimin Evropian.

Zonja Gërvalla ka folur edhe për nismën për vettingun nësistemin e drejtësisë.

“Procesi i vettingut është i domosdoshëm dhe duhet të shohim se sa kohë na nevojitetpër këtë”, ka thënë ajo.

(r.m.)

Comment

*