Gërvalla e Osmani i quajnë të rrezikshme idetë për ndryshim kufijsh

Prishtinë, 23 prill 2021 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla, i kanë vlerësuar të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin  në rajon idetë për ndryshim të kufijve, ai  ajo e shfaqur në dokumentin “non paper” të kryeministrit slloven, Janez Jansha.

Ministrja Gërvalla ka thënë se i ka ndjekur me shqetësim raportimet dhe diskutimet lidhur me këto ide, të cilat ajo ka thënë se të gjitha palëtduhet të jenë të kujdesshme kur dfiskutohet për kufij etnikë.

“Është shumë e vërtetë e kemi ndjek me shumë shqetësim daljen në media të këtyre letrave të tilla, të cilat vetëm thjesht edhe përmendja e tyre është teper e rrezikshme për rajonin. Në vitin 2018 kemi pas tendenca për shkëmbime të territoreve në ndarje në bazë të linjave e vijave eknike. Për ne është shumë e qartë ajo që shkruhet në letra të tilla. Shumë i qartë qëndrimi ynë, të gjitha palët do të duhej të ishin të kujdesshme”, ka thënë Gërvalla.

Nga ana e tij, ministri Osmani ka vënë në pikëpyetje autorësinë e dokumentit “non paper” që propozon ridefinim kufijsh në Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë se është “jokorrekte” që idetë e tilla t’i atribuohen Sllovenisë. 

“Ne nuk duhet të bijmë në kurthin e lidhjes autorësisë me atë dokument, një gjë e tillë është demantuar është refuzuar nga Sllovenia. Sllovenia është një mike e rajonit, dhe prandaj nuk mendoj që është korrekte ta lidhim këtë document me Slloveninë”, ka thënë ai.

Shefi i diplomacisë së fqinjit jugor të Kosovës ka  theksuar se në rajon janë dëshmuar të suksesshme projeket që kanë objektiv perspektivën auro-atlantike të vendeve të rajonit.

“Qëndrimi ynë ka qenë i prerë. Në  Ballkan janë përdorur shumë modele të trajtimit të cështjeve etnike dhe unë mendoj se Marrëveshja e Ohrit dhe Pavarësia e Kosovës, si edhe përspektiva euro-atlantike e rajonin janë treguar si modele të suksesshme”, ka thënë Osmani.

Shefat e diplomacive të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut i kanë bërë këto komente pas takimit të tyre në Prishtinë. Në takim është biseduar për mafrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në shumë fusha.

Sipas raportimeve trë medies,  të dy palët kanë vlerësuar se midis dy vendece ka shumë hapësirë për zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit.

(r.m.)