Gërvalla takohet me Escobarin: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të ketë objektiv njohjen reciproke

Zagreb, 24 nëntor 2021 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi është zhvilluar në margjina të takimit ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po mbahet në Zagreb.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njoftoi se ministrja Gërvalla e ka informuar diplomatin e lartë amerikan me zhvillimet aktuale në Kosovë, duke u ndalur në progresin e shënuar në fushën e ekonomisë dhe të drejtësisë.

Një temë e veçantë e bisedës ka qenë edhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Zonja Gërvalla ka thënë se dialogu mund të jetë isuksesshëm vetëm nëse ai zhvillohet mbi bazën e parimeve dhe vlerave të përqafuara nga SHBA-të dhe BE-ja dhe me objektiv final njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve.

Zonja Gërvalla e ka falënderuar z. Eskobar për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për procesin e shtetndërtimit në Kosovë dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës,

(r.m.)

Comment

*