Gërvalla: Tensionet pas vendosjes së reciprocitetit shkaktohen nga Serbia

Nju Jork, 21 shtator 2021 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se tensioni i shkaktuar pas vendosjes së reciprocitetit për target e auromjeteve me Serbinë “duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë”.

Ajo ka shpjeguar se vendosja e reciprocitetit është bërë në bazë të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të nënshkruar nga të dyja palët, në Bruksel, në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Shefja ediplomacisë së Kosovës i ka bërë këto komente gjatë takimit me homologun e saj slloven, Anze Logar, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Ministrat Gërvalla e Logar kanë biseduar për marrëdhëniet biletariale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar, si edhe për mundësinë e thellimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve  mes dy vendeve.

Ministrja Gërvalla ka kërkuar përkrahjen e Sllovenisë, e cila është e kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian  për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës.

(r.m.)

Comment

*