Gjasula: Fitore për Gjimshitin, me Poloninë me këmbë në tokë dhe tifozët shqiptarë prapa

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula, është shpreh tepër i lumtur, për fitoren si mysafir ndaj Hungarisë.

Pas ndeshjes, mesfushori ka thënë se kjo fitore shkon për Berat Gjimshitin.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, kartoni nuk më intereson fare. Ndeshja me Poloninë një finale për ne. Duhet t’ia dalim”.

 

“Rasti? Gjuajta, e zura mirë, do kisha bërë golin e parë, do qe shumë i rëndësishëm, sepse ka dhe vajza ditëlindjen, do t’i dedikohej asaj”.

“Kjo fitore ishte për Gjimshitin. Ka thyer dorën. Na erdhi shumë keq, është lojtar shumë i rëndësishëm, tani është në spital. Jemi me ty, gjithë të mirat”, ka thënë Gjasula.

Sa i përket Polonisë, mesfushori kuqezi ka thënë se duhet të jenë të mirë në mbrojtja, pasi në sulm do të ketë raste dhe do të vijë goli.

 

“Me Poloninë do të jetë ndeshje afërsisht si sonte, e rëndësishme është të mos pësojmë gol. Do të krijojmë raste sepse kemi kualitete dhe do të shënojmë. Me tifozat do të tregojmë veten tonë”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Comment

*