Gjeloshaj: Prishtina dhe Tirana i kanë lënë anash shqiptarët e Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës

Prishtinë, 25 nëntor 2021 – Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi Nik Gjeloshaj, ka deklaruar se qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë i kanë lënë anazh shqiptarët në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshervës.

“Dy qeveritë është dashur të bëjnë më shumë për shqiptarët në Mal të Zi dhe ata në Luginë të Preshevës, pasi ne jemi shumë më pak se shqiptarët në Maqedoni që kanë pozitë më të mirë”, ka deklaruar Gjeloshaj për RTV “Dukagjini”.

“Ne, pos takimeve zyrtare, asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë mbështetje konkrete që të realizojmë ndonjë projekt së bashku. Mundësitë për të bërë diçka, në Tuz për shembull, janë shumë të mëdha”, ka theksuar ai.

Gjeloshaj ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i heqin të gjitha barrierat në qarkullimin e njërëzve dhe të mallrave midis dy vendeve. Ai ka thënë se shqiptarët jashtë vendit i vështrojnë si një tërësi Kosovën dhe Shqipërinë.

“Pa marrë parasysh se Kosova dhe Shqipëria nuk janë territore të bashkuara, ne, shqiptarët jashtë vendit, i shohim si një tërësi territoriale”, është shprehur kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

(r.m.)