Gjendje e qetë, por tensioni në rritje para zgjedhjeve

Partia Socialiste e përfundoi fushatën në Vlorë, ndryshe nga tradita që ka qenë për këdo Tirana, ku e zhvilloi tubimin përmbyllës Partia Demokratike

DENION NDRENIKA

Gjendja në Shqipëri është e qetë, ndonëse aty-këtu vërehet rritje e tensionit tri ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit. Partitë opozitare hera-herës raportojnë për incidente që sipas tyre shkaktohen nga poliucia në favor të qeverisë. Ministria e Brendshme i ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se çdo operacion lidhet drejtpërdrejtë me punën dhe jo politikisht. Autoritetet e rendit, sigurisë dhe ushtria janë duke mbrojtur institucionet dhe selitë diplomatike si pjesë e masave për zgjedhjet. Partitë po japin mesazhet e fundit të kërkimvotës pasi në orën 24 fillon heshtja zgjedhore. Partia Demokratike do të zhvillojë në mbrëmje tubimin e fundit në Tiranë, ndërsa në mesditë kryeministri Sali Berisha ishte në Ballsh në Qarkun e Fierit dhe në Vlorë: “Sot, thirrjen më miqësore qytetarëve të Vlorës, që pasnesër të zgjedhin “44”-ën. Vlonjatët dhe vlonjatet, shqiptarët dhe shqiptaret përveç mundit dhe djersës së tyre meritojnë edhe fatin e mirë. Dhe, ky është numri i fatit të mirë. Janë të mençur dhe nuk kanë asnjë arsye që të prekin numrin e tersit. Të festojmë të gjithë në Tiranë sonte”!
Kurse, Partia Socialiste e përfundoi fushatën në Vlorë, ndryshe nga tradita që ka qenë për këdo Tirana. Kryetari socialist Edi Rama thotë se Vlora shënon fillimin e një 100-vjeçari të ri të shtetit shqiptar. Mbrëmjen e së enjtes zoti Rama mbylli fushatën në Tiranë: “Votoni, – thotë – projektin e Partisë Demokratike që të hapim 250 mijë vende pune”. Pse s’i hape, po i mbylle? Aty ishe! ku i ke? Legalizimet. Atëherë kur ishte edhe më i ri thoshte “për një vit ua bëj” dhe s’ua bëri për 8 vjet. Llogariteni sot që është i lodhur, i raskapitur, i mbaruar do t’i bëjë për 6 muaj! Hah! E kush i ha këto”!?
Procesi i votimit të dielën më 23 qershor do të hapet në orën 7 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

Comment

*